Aktualitet

U shpallën ‘non grata’ nga qeveria shqiptare, largohen dy diplomatët iranianë. Operacioni u ndoq nga anti-terrori

18 Janar 2020, 21:56 Nga DOSJA
U shpallën ‘non grata’ nga qeveria shqiptare, largohen dy

TIRANË- Afati prej 72 orësh i vendosur nga qeveria shqiptare për dy diplomatët iranianë që u shpallën “non grata”, duket se është respektuar. Sipas informacioneve mësohet se diplomatët e dëbuar me urdhër e Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punë e Jashme, janë larguar sot nga vendi ynë në drejtim të Turqisë.

Diplomatët Mohamed Peimanemati, që ishte këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri, janë larguar sot nga Rinasi. Largimi i tyre është ndjekur imtësisht nga struktura e anti-terrorrit në Policinë e Shtetit, dhe është pritur deri në ngritjen e avioni ku ishin dy irianianët brenda, pasi kishte informacione që ata mund të mos respektonin urdhrin.

Shqipëria ka dëbuar pak ditë më parë dy diplomatë iranianë nga ambasada në Tiranë, duke i shpallur persona të padëshirueshëm. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, janë dëbuar pasi kanë shkelur parimet e konventës së Vjenës me veprimtarinë e tyre, duke mos përcaktuar saktëissht se çfarë kanë bërë dy diplomatët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet debohen diplomatet iraniane largohen diplomatet e debuar mohamed peimanemati seyed ahmad hosseini debohen diplomatet iraniane largohen diplomatet e debuar mohamed peimanemati seyed ahmad hosseini

Sondazh

Poll