Aktualitet

Mjekët e Vlorës tregojnë gjendjen e të plagosurve: Nikollaqi ka marrë pesë plumba, Rolandi është plagosur në këmbë

18 Janar 2020, 21:42 Nga DOSJA
Mjekët e Vlorës tregojnë gjendjen e të plagosurve: Nikollaqi

VLORË- Mjekët e Vlorës kanë dhënë sot në mbrëmje detaje nga gjendja shëndetësore e të plagosurve, Nikollaq e Roland Çepaj, që u qëlluan me armë në një atentat në Vlorë.

Sipas bluzave të bardha, Nikollaq Çepaj ka shkuar në spital në gjendje shëndetësore të rënduar, e shtojnë se 36-vjeçari ka marrë  5 plumba, në kokë, në legen dhe në shpinë.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet serioze për shkak të plumbit  në kokë. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje të kirurgjikale dhe është dërguar në spitalin e Traumës. Ndërsa 27-vjeçari  Roland Çepaj ka marrë dy plumba në të dyja këmbët, por gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Atentat me armë në Vlorë. 2 persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bashkimi”, ku është qëlluar në drejtim të Roland Çepajt dhe Nikollaq Çepaj që pak ditë më parë kishte dalë nga burgu. Policia po punon për zbardhjen e ngjajres së rëndë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne vlore nikollaq çepaj perplasje me arme në vlorë roland çepaj atentat ne vlore nikollaq çepaj perplasje me arme në vlorë roland çepaj

Sondazh

Poll