Politike

"Në 11 maj do të votojmë për të mbyllur negociatat brenda 2027"/ Rama nga Elbasani: Pasaporta europiane dhurata më e çmuar për fëmijët tanë!

Sipas tij PS i ka garantuar 71 mandate, por ata synojnë më shumë për të përmbushur vendimet për integrimin në BE.

24 Prill 2025, 19:41 Nga E. D
"Në 11 maj do të votojmë për të mbyllur negociatat
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Elbasan u shpreh se në 11 maj do të votojmë për të mbyllur negociatat brenda 2027 dhe për t’i dhënë pasaportën europiane të gjithë fëmijëve të Shqipërisë. Rama gjithashtu theksoi se pasaporta europiane është dhurata më e çmuar për fëmijët tanë. Sipas tij PS i ka garantuar 71 mandate, por ata synojnë më shumë për të përmbushur vendimet për integrimin në BE.

“Në 11 maj do të votojmë për të mbyllur negociatat brenda 2027 dhe për t’i dhënë pasaportën europiane të gjithë fëmijëve të Shqipërisë. Nuk mund t’i bëjmë fëmijëve tanë asnjë nder më të madh, asnjë dhuratë më të çmuar. Nuk mund t’i lëmë asnjë më të shtrenjtë se sa dinjitetin e barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë Europën. Atë që rilindësit e morën dhe e kthyen në amanet të shkruar.

ne Shqiptarët dielli lind andej nga perëndon. Një popull që doli në rrugë nga dëshira për liri dhe formuloi thirrjen e Duam Shqipërinë si gjithë Europa. Atë sot e kemi ne në dorë , sepse dera është hapur. Por duhet të jemi të vetëdijshëm se ajo derë nuk rri hapur. Dhe më e rëndësishmja është siguria…Të gjitha nënat shqiptare duhet ta kuptojnë se duke e futur Shqipërinë në BE e bëjmë më të sigurt Shqipërinë, i bëjmë më të sigurta familjet tona. Dera është hapur dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë moment.

BE është gati për ne, ama duhet të bëjmë negociatat dhe për këtë na duhet fuqia që populli shqiptar duhet të na e japë më 11 maj. Jo 71 mandate se 71 mandate as nuk diskutohet, por na duhet fuqi më e madhe sepse negociatat zhvillohen në Bruksel, vendimet merren në Tiranë. Pa mbetur në dorën e askujt, por duke pasur fuqinë që t’i bëjmë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll