Politike

"‘Ik se do të jap një pesçe!" Zhupa në Sarandë: Kemi një program nga më të mirët, Rama do ta marrë përgjigjen e merituar në 11 maj

Zhupa tha se shqiptarët janë të kërcënuar nga shpopullimi dhe korrupsioni.

24 Prill 2025, 19:24 Nga M.B
"‘Ik se do të jap një pesçe!" Zhupa në
Ina Zhupa

SARANDA- Kandidatja e Partisë Demokratike për Sarandën, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme në takimin elektoral në këtë qytet. Zhupa tha se shqiptarët janë të kërcënuar nga shpopullimi dhe korrupsioni. Ajo shtoi se programi i PD-së i përgjigjet nevojave të çdo kategorie të qytetarëve dhe është garanci për fitoren e PD më 11 maj.

"Deti, nga qytetarët, po bëhet ekskluzivitet i oligarkëve. Ky është një vend i bekuar nga Zoti dhe është ndëshkuar nga një qeveri grabitëse. Kur duam të kërcënojmë një njeri, i themi “ik tutje se do të jap një pesë”. Ndaj i ra dhe numri pesë, se ata janë kërcënim për shqiptarët, janë dhunues për shqiptarët, janë shpopullues për shqiptarët dhe do ta marrin përgjigjen e merituar në 11 maj, nga njishat nga ju. Kemi një program nga më të mirët që kemi pasur ndonjëherë. Ne jemi njerëz të lidhur me traditën, jemi njerëz atdhetarë, jemi njerëz me dinjitet, jemi njerëz që e duam dhe do të punojmë për një Shqipëri madhështore", tha Zhupa. 

ina zhupa

Sondazh

Poll