Bota

Zelenskyy anulon takimet në Afrikën e Jugut pas sulmeve të reja në Kiev, kthehet urgjentisht në Ukrainë

Presidenti ukrainas zbarkoi më herët sot në Afrikën e Jugut ku ishte planifikuar të takohej me homologun e tij Ramaphosa si dhe me politikanë të tjerë dhe përfaqësues të shoqërisë civile mbi përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në vendin e tij.

24 Prill 2025, 11:42 Nga N.F
Zelenskyy anulon takimet në Afrikën e Jugut pas sulmeve të reja
Foto ilustruese

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy njoftoi sot se do të shkurtojë vizitën e tij në Afrikën e Jugut dhe do të kthehet në Ukrainë urgjentisht pas sulmeve ruse në Kiev që vranë të paktën nëntë persona.

Po anuloj një pjesë të programit të kësaj vizite dhe do të kthehem në Ukrainë menjëherë pas takimit tim me presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa”, tha Zelenskyy në një deklaratë.

Në të njëjtën kohë, Zelenskyy dënoi bombardimet ruse kundër Ukrainës, të cilat shkaktuan vdekjen e të paktën 9 personave në Kiev, duke u bërë thirrje atyre që të "ndalojnë menjëherë".

"Për 44 ditë, Ukraina ka pranuar një armëpushim të plotë dhe pezullimin e sulmeve (...) Për 44 ditë, Rusia ka vazhduar të vrasë njerëzit tanë," shkroi ai për X, duke shtuar se sulmet duhet të ndalen menjëherë dhe pa kushte.

Presidenti ukrainas zbarkoi më herët sot në Afrikën e Jugut ku ishte planifikuar të takohej me homologun e tij Ramaphosa si dhe me politikanë të tjerë dhe përfaqësues të shoqërisë civile mbi përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në vendin e tij. Afrika e Jugut, e cila ka marrëdhënie të mira me Rusinë , ka mbajtur një qëndrim neutral në luftën që shpërtheu në vitin 2022.

Presidenti i Afrikës së Jugut foli me telefon me homologun e tij rus Vladimir Putin të hënën dhe i tha se të dy udhëheqësit riafirmuan marrëdhëniet dypalëshe dhe angazhimin e tyre për të punuar drejt një zgjidhjeje paqësore të luftës.

zelenskyy

Sondazh

Poll