24 Prill 2025, 09:59
Nga N.F
Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçië ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Moskë më 9 maj, ku do të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores dhe do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin. Vizita ndodh pikërisht në Ditën e Evropës. Në një paraqitje në TV Pink, Vuçiç tha se do ta përfaqësonte “me krenari Serbinë” në përkujtimin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
"Kam thënë tetë muaj më parë se do të shkoj në Moskë”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se ndoshta do të udhëtojë i vetëm në kryeqytetin e Rusisë. Ai theksoi se e di që do të marrë të gjitha goditjet e botës, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda vendit. Ai njoftoi se do të diskutojë marrëveshjen e re të gazit me presidentin rus, si dhe të ardhmen e Industrisë Serbe të Naftës (NIS), e cila kërcënohet nga sanksionet amerikane për shkak të pronësisë ruse.
“Ne duhet të nënshkruajmë marrëveshjen e gazit deri më 30 maj. Ne duhet të zgjidhim çështjen e kompanisë së naftës. Ne duhet të diskutojmë gjithashtu të gjitha temat e tjera,” tha Vuçiç.
Ai paralajmëroi edhe vizitën e Komisioneres për Zgjerim të BE-së Marta Kos në Beograd në fund të prillit dhe shprehu shpresën se para se të niset për në Moskë do të ketë mundësi të bisedojë me përfaqësuesit e Partisë Republikane dhe lidershipit amerikan.
Procesi i pranimit të Serbisë në BE është në rrezik pasi Brukseli paralajmëroi disa kohë më parë Beogradin se mund të ndalojë anëtarësimin e tyre nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, merr pjesë në Paradën e Fitores së 9 majit në Moskë. Ata theksuan se Serbia duhet ta harrojë anëtarësimin në BE nëse merr pjesë në paradën.
vucic be
Bota
24 Prill 2025, 07:56
N.F
Trump dhe Zelenskyy
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha se ai ka bërë një marrëveshje me Rusinë për një arm...
Bota
24 Prill 2025, 07:55
r.ll
foto ilustruese
SERBI- “Rrezik për sigurinë e Republikës së Serbisë”, thuhet në vendimin e Ministrisë s...
Bota
24 Prill 2025, 07:44
N.F
Foto
SHBA- Fruthi, meningjiti, ethet e verdha dhe sëmundjet e tjera që mund të parandalohen me vaksinim po përhapen, në ...
Bota
24 Prill 2025, 07:38
r.ll
pamje nga stambolli
TURQI- Miliona njerëz kaluan një natë të vështirë në Stamboll dhe në zonat përr...
Bota
24 Prill 2025, 07:30
N.F
Torta
PARIS- Një pastiçeri pranë Parisit ka fituar një vend në Librin e Rekordeve Guinness për tort&eum...
Bota
24 Prill 2025, 07:28
r.ll
foto ilustruese
KIEV- Disa persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur mes tyre dhe fëmijë, në nj&eum...
Bota
24 Prill 2025, 07:23
N.F
Foto ilustruese
MEKSIKË- 12 persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një aksident në shtetin ...
Bota
23 Prill 2025, 22:51
M.L
SHBA- Donald Trump ka akuzuar ditën e sotme presidentin Volodymyr Zelenskyy se ka dëmtuar negociatat e paqes për luftën në ...
Bota
23 Prill 2025, 22:46
M.L
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi sot se bisedimet në Londër u zhvilluan në një ...
Bota
23 Prill 2025, 22:16
M.L
Papa Françesku
ITALI- Përfaqësues të emigrantëve, të pastrehëve dhe të burgosurve, të cilëve Papa ...