Bota

Vance i dha ultimatum Ukrainës/ Reagojnë Franca dhe Britania: Mbështesim përpjekjet e udhëhequra nga SHBA, por i takon Ukrainës të vendosë për të ardhmen e saj

Ndërsa zyrtarët francezë, britanikë dhe gjermanë takohen me zyrtarët amerikanë dhe ukrainas në Londër, si pjesë e negociatave për një armëpushim në Ukrainë, qëllimi mbetet ndërtimi i një qasjeje të përbashkët që SHBA mund t'u paraqesë rusëve. 

23 Prill 2025, 16:08 Nga E. D
Vance i dha ultimatum Ukrainës/ Reagojnë Franca dhe Britania:
J.D Vance

SHBA- Presidenca franceze dhe Britania e Madhe kanë reaguar pas ultimatumit të nënpresidentit të SHBA J.D Vance për shkëmbime territoriale midis Kievit dhe Moskës në mënyrë që të arrihet një marrëveshje armëpushimi.

"Respekti për integritetin territorial të Ukrainës dhe orientimin e saj evropian janë kërkesa shumë të forta të evropianëve", njoftoi sot presidenca franceze, 

Ndërsa zyrtarët francezë, britanikë dhe gjermanë takohen me zyrtarët amerikanë dhe ukrainas në Londër, si pjesë e negociatave për një armëpushim në Ukrainë, qëllimi mbetet ndërtimi i një qasjeje të përbashkët që SHBA mund t'u paraqesë rusëve. 

Ndërsa nga ana britanike, një zëdhënës i Downing Street deklaroi se i takon Ukrainës të vendosë për të ardhmen e saj.

"Ne mbështesim përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për t'i dhënë fund të përhershëm luftës. Unë mendoj se kjo është ajo që ne të gjithë duam. Në fund, i takon Ukrainës të vendosë për të ardhmen e saj”, tha zëdhënësi.

Gjithashtu Vance nga Agra e Indisë tha sot se Moska dhe Kievi duhet të arrijnë një marrëveshje, përndryshe Uashingtoni do të ndalojë përpjekjet për të zbatuar një armëpushim.

j.d vance lufta ukraine rusi

Sondazh

Poll