Bota

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë/ Njerëzit u hodhën nga lartësia për shkak të panikut, raportohet për 151 persona të lënduar në Stamboll (VIDEO)

Gjithashtu sipas mediave të huaja bëhet e ditur se 151 persona kanë mbetur të plagosur, kur gjatë tërmetit të madh janë hedhur nga lartësia.

23 Prill 2025, 15:57 Nga E. D
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë/ Njerëzit u hodhën nga
foto ilustrese

STAMBOLL- Tërmeti me magnitudë 6.2 që goditi Stambollin pasditen e së mërkurës dhe pasgoditjet e forta që pasuan kanë shkaktuar shqetësim në Turqi. Gjithashtu sipas mediave të huaja bëhet e ditur se 151 persona kanë mbetur të plagosur, kur gjatë tërmetit të madh janë hedhur nga lartësia.

“Nuk ka pasur humbje në jetë njerëzish. Vazhdon në spitale trajtimi i 151 shtetasve të cilët kanë mbetur të plagosur pasi janë hedhur nga lartësia për shkak të panikut dhe nuk janë në rrezik për jetën”, thuhet në një deklaratë. 

Sipas raportimeve Nnuk ka dëme në objektet e banimit në qytet. Po ashtu Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya ka njoftuar se të gjitha ekipet janë në gatishmëri dhe të vendosura në terren pas tërmetit të fortë që tronditi vendin.

termeti ne turqi

Sondazh

Poll