Bota

Autoritet turke thirrje qytetarëve: Mos hyni në ndërtesa dhe përdorni telefonat në raste urgjente! Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka pasur asnjë paraqitje në spitale

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya thotë se ekipet e menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave kanë filluar të vlerësojnë ndikimin e tërmeteve.

23 Prill 2025, 13:27 Nga r.ll
Autoritet turke thirrje qytetarëve: Mos hyni në ndërtesa dhe
pamje nga stambolli

TURQI - Autoritetet e Stambollit po paralajmërojnë qytetarët që të mos hyjnë në ndërtesat që mund të jenë dëmtuar pas goditjeve dhe pasgoditjeve të tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.2.

Ata iu kanë bërë thirrjeve njerëzve që të mos ngasin makinat ose të përdorin telefonat e tyre përveç rasteve kur është absolutisht e nevojshme.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya thotë se ekipet e menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave kanë filluar të vlerësojnë ndikimin e tërmeteve. Sipas ministrisë turke të Shëndetësisë, deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të raportuar në thirrjet e urgjencës apo në spitale. 

"Ne përcjellim urimet tona për një shërim të shpejtë për të gjithë qytetarët tanë për shkak të tërmetit që ndodhi në Stamboll dhe u ndje edhe në krahinat përreth. Asnjë rast negativ nuk është raportuar deri më tani në qendrën tonë të thirrjeve të urgjencës 112 dhe spitalet. Si Ministri, ne po e ndjekim nga afër procesin në koordinim të plotë me të gjitha institucionet tona përkatëse. I urojmë një shërim të shpejtë vendit dhe kombit tonë.", thuhet në deklaratën e tyre.

 

termet ne stamboll

Sondazh

Poll