Art&Argëtim

Përlotet në emision Rajmonda Bulku: Ja çfarë do t’i thoja Xhevdet Ferrit, po ta kisha përballë

18 Janar 2020, 17:44 Nga DOSJA
Përlotet në emision Rajmonda Bulku: Ja çfarë do t’i

TIRANË- Aktorja Raimonda Bulku, nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka rrëfyer për kolegun dhe mikun e saj të ndarë nga jeta pak ditë më parë, Xhevdet Ferrin. Bulku ka qenë sot e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News 24, dhe ka treguar se çfarë do i thoshte Xhodës po ta kishte përballë. 

Filmin e fundit e kanë pasur me tre burra, Xhevdeti, Çim Xhepa dhe Zhusti. Unë nuk e kam parë filmin dhe nuk e di çfarë është, por di sa bukur kishin kaluar, sa humor me njëri tjetrin kishin bërë, se sa të lumtur ishin që kishin bashkëpunuar të tre. Nuk e di nëse ka patur femër apo jo, vetëm i dëgjoja që tregonin se sa iu pëlqente që ishin bashkuar në një film të tre“, tha Bulku.

Më tej aktorja e njohur është përlotur, dhe u shpreh se nëse do kishte Xhevdet Ferrin përballë, do i thoshte që të mos ikte, pasi i duhej artit dhe gjithë Shqipërisë. 

Do të doja që të mos ikte, ta kishim më gjatë. Ishte një njeri që i duhej të gjithëve, jo vetëm artit. Sigurisht që i duhej familjes së tij, ishte nga ata njerëz që mund ta merrje e t’i kërkoje mendje për punën tënde. Dhe ai ishte gati ta jepte këtë gjë. Ishte një mik i veçantë, jo vetëm për të të dhënë respekt, por edhe për të zgjidhur një problem që mund të kishe në çdo fushë. Do i thoja të mos ikte kaq shpejt…“, shtoi më tej Raimonda Bulku. 

Dy ditë më parë ndërroi aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri. Ai vuante oprej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën, pikërisht në moshën 59- vjeçare. Xhevdet Ferri i njohur në rrethim e miqve të ngushtë dhe si Xhoda, prehet në varrezat e Sharrës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture dedikime per xhevdet ferrin raimonda bulku vdes xhevdet ferri xhevdet ferri dedikime per xhevdet ferrin raimonda bulku vdes xhevdet ferri xhevdet ferri

Sondazh

Poll