Art&Argëtim

“U shokova, mbeta!”, Rajmonda Bulku tregon momentin kur mësoi vdekjen e Xhodës: Isha në skenë duke bërë prova, regjiso

18 Janar 2020, 17:13 Nga DOSJA
“U shokova, mbeta!”, Rajmonda Bulku tregon momentin kur mësoi

TIRANË-  Aktorja Rajmonda Bulku, ka treguar sot momentin kur mori vesh lajmin për vdekjen e kolegut të saj, Xhevdet Ferrit. E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Bulku tregoi se lajmin e tmerrshëm ia ka dhënë bashkëshorti, teksa ishte duke bërë prova në skenë.

“Ishim në prova, në skenë. Në atë moment nuk isha duke bërë unë prova, por isha ulur në sallë dhe po shikoja kolegët. Ndjej dridhjen e celularit, e marr e shoh që ishte im shoq, Fatosi që më telefononte dhe më thotë po lexoj lajmin për Xhevdetin. U shokova!“, tha aktorja. 

Më tej ajo është pyetyr dhe për marrëdhënien që ka pasur me aktorin dhe nëse e dinte që vuante nga një sëmundje. Po, por dija që e kishte kaluar, nuk dija atë pjesën e fundit, të shpejtimit.. ato tre ditët e fundit. U shokova dhe mbeta si memece, se thoja të them Stop, se mezi po merrja veten, kur dëgjoj regjisoren Rovena Lule që i kishte rënë telefoni dhe bërtiste me të madhe : “Çfarë, çfarë , çfarë..” Aty e kuptova që edhe ajo po bërtiste për të njëjtën gjë. Ajo nisi të qajë, ndaluam të gjithë në skenë. Ishte një moment shumë i nderë, i prekshëm“, shtoi më tej Bulku.

Dy ditë më parë ndërroi aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri. Ai vuante oprej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën, pikërisht në moshën 59- vjeçare. Xhevdet Ferri i njohur në rrethim e miqve të ngushtë dhe si Xhoda, prehet në varrezat e Sharrës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture raimonda bulku vdes xhevdet ferri xhevdet ferri raimonda bulku vdes xhevdet ferri xhevdet ferri

Sondazh

Poll