Politike

Vizitë në Finlandë/ Osmani ndan foto me presidentin Stubb, njofton takim edhe me emigrantët: Dy vende liridashëse!

Osmani në një postim në Facebook ndau foto me Stubb dhe shkruan se si udhëheqës të dy vendeve liridashëse do të diskutojnë angazhimin e përbashkët për ta thelluar partneritetin drejt ndërtimit të një të ardhmeje euroatlantike, më të fortë dhe më të sigurt për qytetarët.

23 Prill 2025, 10:22 Nga N.F
Vizitë në Finlandë/ Osmani ndan foto me presidentin Stubb,
Stubb dhe Osmani

FINLANDË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka nisur vizitën në Finlandë, me ftesë të homologut të saj finlandez, Alexander Stubb. Osmani në një postim në Facebook ndau foto me Stubb dhe shkruan se si udhëheqës të dy vendeve liridashëse do të diskutojnë angazhimin e përbashkët për ta thelluar partneritetin drejt ndërtimit të një të ardhmeje euroatlantike, më të fortë dhe më të sigurt për qytetarët.

Osmani theksoi se ditën e sotme do të takojë edhe emigrantë shqiptarë që jëtojnë në Finlandë. Presidentja do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe me studentë të Universitetit të Helsinkit.

“Kënaqësi ta filloj vizitën në Finlandë, me ftesë të mikut të çmuar të Kosovës, Presidentit Alexander Stubb. Si dy vende liridashëse, do të diskutojmë angazhimin e përbashkët për ta thelluar partneritetin tonë, drejt ndërtimit të një të ardhmeje euroatlantike, më të fortë dhe më të sigurt për qytetarët tanë.

Përpos takimeve me liderë shtetëror, do të kem kënaqësinë ta takoj edhe mërgatën tonë të jashtëzakonshme në Finlandë dhe t’u adresohem studentëve të Universitetit të Helsinkit”, shkruan Osmani.

Vizitë në Finlandë/ Osmani ndan foto me presidentin Stubb,

osmani ne finlande

Sondazh

Poll