Bota

Zjarr i fuqishëm në New Jersey/ Evakuohen 3 mijë persona nga banesat e tyre, flakët pushtojnë vendin, zjarrfikësit po punojnë për të vënë nën kontroll situatën (VIDEO)

Tymi ka mbuluar zonën dhe autoritetet lokale kanë lëshuar një paralajmërim për banorët e qarkut për përkeqësimin e cilësisë së ajrit. Pamjet ajrore të publikuara nga mediat lokale tregojnë ndërtesa që tashmë janë djegur, ndërsa zjarrfikësit luftojnë për të mbrojtur strukturat e mbetura.

23 Prill 2025, 11:14 Nga N.F
Zjarr i fuqishëm në New Jersey/ Evakuohen 3 mijë persona nga
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA- Mijëra hektarë janë djegur dhe 3000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të një zjarri të madh që shpërtheu mëngjesin e së martës në Ocean County në New Jersey. Sipas Shërbimit të Zjarrfikësve zjarri u përhap me shpejtësi dhe që nga mëngjesi i sotëm vetëm 10% është vënë nën kontroll. Shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten nën hetim.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por më shumë se 1300 ndërtesa janë të kërcënuara nga flakët. Shefi i policisë së qarkut Ocean, John Lombardi tha se disa biznese në një park industrial në qytetin e Lacey tashmë kanë pësuar dëme. 

Tymi ka mbuluar zonën dhe autoritetet lokale kanë lëshuar një paralajmërim për banorët e qarkut për përkeqësimin e cilësisë së ajrit. Pamjet ajrore të publikuara nga mediat lokale tregojnë ndërtesa që tashmë janë djegur, ndërsa zjarrfikësit luftojnë për të mbrojtur strukturat e mbetura.

Më shumë se 26,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike në Ocean County, sipas PowerOutage.US. Autoritetet mbyllën gjithashtu një pjesë të Garden State Parkway, një nga autostradat kryesore të shtetit dhe u vendos një devijim trafiku. Në orët e mëparshme erërat e forta kanë penguar përpjekjet për shuarjen e zjarrit, por parashikimet e motit tregojnë rënie të intensitetit të tyre, ndërsa moti do të mbetet i thatë edhe në ditët në vijim.

 

zjarr i fuqishëm në new jersey

Sondazh

Poll