Politike

"Faleminderit Ilir Vrenozi"/ Salianji: Zëri yt ka më shumë jehonë se zërat e pushtetit bashkë! Në 11 maj pushteti i vërtetë është i qytetarëve

Përmes një Postimi në Facebook Salianji theksoi se Edi Rama tentoi ta joshë, duke përdorur makinerinë e tij të rënde, po ai qendroi i pamposhtur.

22 Prill 2025, 20:53 Nga E. D
"Faleminderit Ilir Vrenozi"/ Salianji: Zëri yt ka më
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka falënderuar demokratët e Korçës, dhe Ilir Vrenozin, i cili mbajti fjalën e tij në Korçë. Përmes një Postimi në Facebook Salianji theksoi se Edi Rama tentoi ta joshë, duke përdorur makinerinë e tij të rënde, po ai qendroi i pamposhtur. Gjithshtu ai tha se më 11 Maj pushteti i vërtetë është i qytetarëve, ndërsa sundimi që ka ngritur autokratuci do të shembet bashkë me të, siç bie një ngrehinë e korruptuar dhe e kriminalizuar, e kalbur në moral.

Postimi i Salianjit:

Faleminderit Ilir Vrenozi! Zëri yt ka më shumë jehonë se zërat e pushtetit bashkë

Mirënjohje pa fund për demokratët e Korçës që përherë e në çdo sfidë luftojnë, përballen, vuajnë e fitojnë së bashku. Falenderim për mikun e veçantë timin dhe të çdo demokrati, Ilir Vrenozin, qëndresa, karakteri dhe burrërria e të cilit është frymëzim për çdo demokrat.

Edi Rama tentoi ta joshë, duke përdorur makinerinë e tij të rënde, po ai qendroi i pamposhtur, edhe pse pa media, pa oligarkë, pa pushtet, por vetëm me një telefon e shpirtin e tij të lirë. Vala e ngritur në atë sallë sonte, do rrezatojë gjatë në Korçë e në gjithë vendin

Forca miq, kurajo. Do të shohim bashkë me 11 Maj se pushteti i vërtetë është i qytetarëve, ndërsa sundimi që ka ngritur autokratuci do të shembet bashkë me të, siç bie një ngrehinë e korruptuar dhe e kriminalizuar, e kalbur në moral.

ervin salianji

Sondazh

Poll