Politike

Berisha u bën thirrje shqiptarëve: Edi Rama po rrokulliset! Mos u ndikoni nga përpjekjet primitive për të manipuluar opinionin

Berisha u shpreh se shqiptarët duhet ti besojnë vetëm vetes. Ai theksoi se nuk duhet të ndikohen nga përpjekjet që po bëhen për të manipuluar opinionin publik.

22 Prill 2025, 13:05 Nga N.F
Berisha u bën thirrje shqiptarëve: Edi Rama po rrokulliset! Mos u
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën për media ka folur në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Berisha u shpreh se shqiptarët duhet ti besojnë vetëm vetes. Ai theksoi se nuk duhet të ndikohen nga përpjekjet që po bëhen për të manipuluar opinionin publik.

Sipas tij kryeministri Edi Rama po rrokulliset dhe se këtë e tregojnë ekuilibrat e tij. Berisha theksoi se Rama është i aftë të shkelë çdo ligj dhe të bëjë çdo gjë për votë. Ai theksoi se Rama është i pashpresë .

"Së fundmi, u bëj thirrje shqiptarëve të besojnë vetëm zemrave të tyre, mendjeve të tyre dhe asnjë ndikim nga asnjë përpjekje primitive për të manipuluar opinionin. Edi Rama po rrokulliset.
Kjo është e vërteta. Dhe për të lexuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve, mjafton të shohësh ekuilibrat e Edi Ramës.

I aftë të shkelë çdo ligj dhe të bëjë çdo gjë për votë, por i pashpresë nga verdikti i shqiptarëve.
Këto kisha unë për sot pas një turi të jashtëzakonshëm, siç e keni parë vetë. Pas një pritje fantastike. Kudo që kam shkuar. Kur thashë edhe njëherë, ana tjetër ka pasur rrogëtarë, njerëz jo të lirë, të marrë me detyrim nga Tirana dhe qarqet tjera si figurina", tha ai.

berisha

Sondazh

Poll