Sport

Fabio Capello analizon: "Gara e Scudetto-s është rikthyer, Napoli është favorit"

“Të dielën një ekip vuajti dhe fitoi, ndërsa një ekip vuajti dhe humbi, ky është futbolli”

22 Prill 2025, 10:00 Nga DOSJA

Fabio Capello analizon: "Gara e Scudetto-s është rikthyer, Napoli

ITALI - “Gara për Scudetton është rihapur plotësisht, pas Bologna-Interit. Mendoj se Napoli, duke mos pasur kupat, është i favorizuar, në krahasim me Interin, pavarësisht se Conte ankohet”.

Kështu është shprehur ish-trajneri i njohur Fabio Capello në hapësirat e Laureus World Sports Awards, Oscars të sportit që po zhvillohet aktualisht në Madrid.

“Pashë golin që pësoi Interi, ishte një gol që ishte paksa dhuratë”, komentoi Capello, “të dielën një ekip vuajti dhe fitoi, ndërsa një ekip vuajti dhe humbi, ky është futbolli”.

Për Interin dhe Napolin "ka ende shumë për të bërë" dhe "qartësisht Napoli, duke mos pasur kupa, është favoriti" për Scudetton”, shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll