Sport

Dembélé, ish-sulmuesi i Lyonit bëhet pronar i klubit lituanez FK Minija Kretinga…

Ish-sulmuesi i Olympique Lyonnais, Moussa Dembélé është bërë pronar i FK Minija Kretinga, i cili aktualisht ndodhet në vendin e nëntë në Ligën Premier Lituaneze.

21 Prill 2025, 16:01 Nga DOSJA
Dembélé, ish-sulmuesi i Lyonit bëhet pronar i klubit lituanez

FRANCE - Ish-sulmuesi i Lyon, Moussa Dembélé ka blerë FK Minija Kretinga, konfirmoi të hënën klubi lituanez.

Ish-ndërkombëtari francez U-21 u bë pronar i klubit përmes grupit të investimeve Triple M Sports Investments Limited, drejtor i të cilit është, dhe i cili zotëron gjithashtu edhe klubin malian AS Mansa.

"Ata tani dinë më shumë për Kretingan sesa unë. Kjo është një fitore jo vetëm për Kretingan, por edhe për të gjithë futbollin lituanez. Tani do të kalojmë nga një klub amator në një klub profesionist,"- tha për Reuters menaxheri i përgjithshëm i klubit, Vidas Burba.

Sulmuesi Dembele aktualisht luan për klubin saudit Al-Ettifaq, për të cilin ai ka shënuar 7 gola në 19 ndeshje të Saudi Pro League këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll