Politike

"Shpresën tek ju e kam, se burrat shkojnë në kafe dhe flasin jo PD, jo PS"/ Rama me gratë në Durrës: Më 11 maj ne të shikojmë përtej kufirit të partive

Ai u kërkoi gjithashtu që të mos lejonin burrat që të votonin për kënetën. Kryeministri tha gjithashtu se duke “tharë kënetën”, mund të rilind diçka e re.

21 Prill 2025, 18:38 Nga E. D
"Shpresën tek ju e kam, se burrat shkojnë në kafe dhe
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Durrës, u bëri thirrje që në 11 të votojnë për skuadrën e PS, për ta çuar Shqipërinë në BE dhe për t’u dhënë shqiptarëve pasaportën e BE-së. Ai u kërkoi gjithashtu që të mos lejonin burrat që të votonin për kënetën. Kryeministri tha gjithashtu se duke “tharë kënetën”, mund të rilind diçka e re.

“Ne gjendemi këtu. Mund të kalojë një jetë njeriu dhe të shkojë në votime e nuk i qëllon që të jetë në një palë zgjedhje historikë. Ne na qëlloi 11 maji dhe duhet ta bëjmë realitet. Kjo është dhe një mënyrë për të shpëtuar atë palo parti, për të tharë atë kënetë e për të lindur diçka atje. Jo se më ha për partinë atje, por ashtu e do logjika. Ata që dolën në primare i kollofiti bufi. Tani demokratët nuk kanë për të ardhur në pushtet edhe për pak kohë, por të mos shkojnë keq e më keq. Ne do të marrim 10 dhe ata do të marrin rezultatin më të keq pas 1997. Se atë meritojnë ata. 

Më 11 maj ne të shikojmë përtej kufirit të partive. Shpresën tek ju e kam unë (gratë) se burrat shkojnë në kafe dhe flasin jo PD, jo PS. Unë shpresën tek ju e kam, se kush ka gratë ka dhe burrat, se burrat çyrykë janë. Prandaj bindi prandaj bindi çdo shoqe, komshie, krushkë e ku di unë. Se më thonë pastaj që Rama u thonë vajza socialiste që ndahuni nga të dashurit demokratë, jo mo jo unë them që është një test. Po qe se ai e ka mendjen të shkojë në kënetë ndajini, Durrësi ka çuna plot. Pse do i lini ju që të shkojnë ata në kënetë!”, tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll