Politike

Vdekja e Papa Françeskut, Rama në Kavajë: Të mbajmë një minutë heshtje në nder të Atit të Shenjtë dhe të mbyllim takimin

Rama u shpreh se Ati i Shenjtë zgjodhi të vizitojë Shqipërinë të parin vend jashtë Vatikanit, pasi u bë Papë.

21 Prill 2025, 10:23 Nga r.ll
Vdekja e Papa Françeskut, Rama në Kavajë: Të mbajmë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është njoftuar ditën e sotme gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Kavajë për vdekjen e Papa Françeskut. Rama u shpreh se Ati i Shenjtë zgjodhi të vizitojë Shqipërinë të parin vend jashtë Vatikanit, pasi u bë Papë. Ai e cilësoi si një Papë ndryshe nga të tjerët, ndërsa kërkoi nga të pranishmët ta nderojnë me një minutë heshtje dhe njoftoi mbylljen e takimit. 

“Unë kam pasur një raport personal me të, më çonte vazhdimisht mesazh me arqipeshkvin dhe më vjen jashtëzakonisht keq. Ai zgjodhi ta vizitojë Shqipërinë të parin vend jashtë Vatikanit, pasi u bë Papë. Në Shqipëri kaloi ditë që e konsideroi të paharrueshme. Tha që Shqipëria kishte vëllazëri fetare. Ishte Papë ndryshe nga të tjerët, kam mirëkuptimin tuaj ta nderojmë me një minutë heshtje dhe ta mbyllim këtu takimin. ”, theksoi ai.

 

rama ne kavaje vdekja e papa franceskut

Sondazh

Poll