21 Prill 2025, 09:15
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot për gazetarët se i kishte lënë sot një shënikm kryeprokurorit Altin Dumani, ku thuhej se mbyllja e aferës "McGonigal" përbën krim ndërkombëtar. Berisha u shpreh më tej se McGonigal i çon mesazhe kryeministrit Edi Rama çdo ditë nga qelia. Ai tha se më 11 maj, shqiptarët duhet të votojnë për ta çuar Ramën pranë tij.
"Por aty, Dumanit të Ramës, i lashë një shënim. Mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar. Krim ndërkombëtar! Dhe e garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk e do mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme, me të cilën ai korruptoi njeriun kryesor, që sipas gjykatësit amerikan, kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni, por u korruptua vetë duke marrë paratë e Edi Ramës. Dhe për dijeni të shqiptarëve, tani McGonigal, çdo ditë në qeli i çon nga qelia mesazhe Edi Ramës. Unë vërtet i mora paratë, thotë ai, por ato m’i dhe ti, me të cilat më komprometove. Kështu që pritet vota e shqiptarëve më 11 maj që Edi Rama të shkojë te McGonigal ndoshta javën e parë.", tha Berisha.
I pyetur pse nuk lexoi sot përgjime të SKY ECC si herët e tjera, ai tha se materiale të tjera kishte plot. Berisha tha se çështja e inceneratorëve në gjykatë, ishte një nga aktet më të turpshme në histori.
Jo, materiale kam plot, po sot ndodhi ajo që ndodhi. Siç e dini ju, çështja e inceneratorëve shkoi për pesë para në gjykatë, një gjë e turpshme, një nga aktet më të turpshme në histori, kur humbja e 130 milionë eurove u kualifikua një vepër sikur të kishin humbur 10 mijë euro apo sikur të kishin vjedhur një kotec pulash siç e tha një kolegia juaj.", tha Berisha.
sali berisha ne spak
Politike
21 Prill 2025, 09:07
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK në zbatim të...
Politike
21 Prill 2025, 08:55
r.ll
berisha para spak
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme n&eum...
Politike
20 Prill 2025, 22:47
I.A
TIRANË- Luljeta Bozo, inxhinierja që u bë deputete ka folur në lidhje me pensionet në Shqipëri. E ftuar në emisionin "Off t...
Politike
20 Prill 2025, 22:24
Elton Qyno
Jurgis Çyrbja
TIRANË- Në dosjen e tjetërsimit të pronave shtetërore në Shkallnur të Durrësit, ku i pandehur ...
Politike
20 Prill 2025, 21:17
I.A
Parku Olimpik
TIRANË- Mbi 245 mijë zarfe me fletë votimi janë dërguar në diasporë deri më tani. Sipas të dh&eu...
Politike
20 Prill 2025, 20:54
I.A
Banderola
TIRANË- Një banderolë kundër kryeministrit Edi Rama është filmuar ditën e sotme në qendër. Fotoja e ...
Politike
20 Prill 2025, 20:07
I.A
SPAK
TIRANË- Ka nisur fushata zgjedhore dhe njëherazi me të edhe hetimet e SPAK kundër krimeve elektorale që janë nën ko...
Politike
20 Prill 2025, 18:55
I.A
Sali Berisha
ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal edhe te plaga më e madhe e shqiptarëve në 12 vitet e fundit q...
Politike
20 Prill 2025, 18:42
I.A
Sali Berisha
ELBASAN- Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur edhe te problemi i rritjes së çmimeve në vendin tobn&eum...
Politike
20 Prill 2025, 18:45
E. D
Edi Rama
KAMËZ- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me gratë në Kamëz, ka përsëritur sërish thirrjen e tij ndaj va...