Politike

Berisha: Pashkën tjetër ta kremtojmë siç na e do zemra dhe pa antikrishtin në trojet tona

Ai shtoi se kjo ditë shënon ringjalljen, përjetësinë, shpresën e pashuar.

20 Prill 2025, 13:42 Nga M.B
Berisha: Pashkën tjetër ta kremtojmë siç na e do zemra dhe
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot në Kishën e Shën Palit në Tiranë, ku dha edhe një mesazh urimi për të gjithë besimtarët. Berisha tha ndër të tjera në urimin e tij se shpreson që "Pashkën tjetër ta kremtojmë siç na e do zemra dhe pa antikrishtin në trojet tona", duke iu referuar qeverisë. Ai shtoi se kjo ditë shënon ringjalljen, përjetësinë, shpresën e pashuar.

"Të gjithë besimtarëve, katolikë shqiptarë në Shqipëri dhe mbarë botën kudo që janë sot, ju uroj nga zemra, gëzuar ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor, ditën e ringjalljes së Krishtit mbret. Kjo ditë shënon ringjalljen, përjetësinë, shpresën e pashuar. Le të urojmë nga zemra, që Pashkën tjetër ta kremtojmë siç na e do zemra dhe pa antikrishtin në trojet tona", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll