Politike

Berisha me kryepeshkopin Joan: U munduan ta fshijnë dhe pluralizmin, por sot ai është i fortë, edhe pse kaloi prova të mëdha

Kryedemokrati u shpreh se në Shqipëri u përpoqën ta fshijnë dhe pluralizmin, por sot ai është i fortë, edhe pse kaloi prova të mëdha. 

20 Prill 2025, 13:42 Nga E. D
Berisha me kryepeshkopin Joan: U munduan ta fshijnë dhe pluralizmin, por
Sali Berisha dhe Joan Pelushi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë edhe në Kishën Ortodokse Autoqefale në Tiranë. Lideri i opozitës u prit prit nga kryepeshkopi Joan Pelushi. Kryedemokrati u shpreh se në Shqipëri u përpoqën ta fshijnë dhe pluralizmin, por sot ai është i fortë, edhe pse kaloi prova të mëdha. 

"Punën e madhe të çmuar që bëni në vazhdim të veprës së pavdekshme të Imzot Janullatos, i cili punoi me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe ngriti nga rrënojat. Historia e Krishtit Mbret, është ripërsëritur në Shqipëri, sepse edhe këtu u mendua që ta rrafshonin fenë dhe besimin fetar, por ju u ngritët nga hiri, e ngritët dhe sot është perfomancë të shkëlqyer, me një mbështetje të gjerë të besimtarëve, me të gjitha institucionet.

Në Shqipëri, përpoqën ta fshijnë dhe pluralizmin, por morën dhe do të marrin atë që meritojnë. Sot pluralizmi është i fortë, kaloi prova të mëdha dhe kam besim të madh që shpresa, optimizmi dhe e ardhmja do të jenë ajo që meritojnë dhe do kenë shqiptarët," tha Berisha. 

sali berisha joan pelushi

Sondazh

Poll