Bota

Rusia: Ukrainasit mbajnë vetëm 3 kilometra katrorë të Kurskut, pjesa tjetër është e jona

Rusia është përpjekur të largojë forcat ukrainase nga Kursku që nga gushti i kaluar, pasi pushtimi i tyre e kapi në befasi presidentin Putin.

19 Prill 2025, 22:29 Nga r.ll
Rusia: Ukrainasit mbajnë vetëm 3 kilometra katrorë të
gerasimov, putin

RUSI- Forcat ruse kanë dëbuar ushtarët ukrainas pothuajse nga i gjithë rajoni i Kurskut. Kështu ka deklaruar ditën e sotme, shefi i ushtrisë ruse Valery Gerasimov .

"Shumica e zonës ku ndodhi pushtimi tani është pastruar" i tha Gerasimov presidentit rus Vladimir Putin gjatë takimit të tyre që u transmetua edhe në televizione.

Gerasimov tha gjithashtu se ukrainasit mbajnë vetëm 3 kilometra katrorë të Kurskut, rreth fshatrave kufitare Olesnya dhe Gornal. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se forcat ruse kishin rimarrë Olesnia.

Rusia është përpjekur të largojë forcat ukrainase nga Kursku që nga gushti i kaluar, pasi pushtimi i tyre e kapi në befasi presidentin Putin. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpresoi se ky veprim do t'i jepte atij një mjet negocimi në bisedimet e ardhshme për t'i dhënë fund luftës.

Gerasimov e informoi Putinin mbi zhvillimet në front dhe menjëherë më pas presidenti rus shpalli një armëpushim të njëanshëm 30-orësh të Pashkëve, nga pasditja e së Shtunës së Madhe deri në mesnatën e së dielës së Pashkëve.

Në javët e fundit, Rusia ka rifituar një pjesë të madhe të territorit brenda Kurskut dhe në të njëjtën kohë po ushtron presion mbi rajonin fqinj ukrainas Sumy. Në të njëjtën kohë, Kievi thotë se forcat ukrainase po përparojnë gjithashtu në rajonin rus të Belgorodit, në jug të Kurskut. Gerasimov i tha Putinit se rusët kishin zmbrapsur me sukses sulmet ukrainase në atë rajon.

lufta rusi-ukraine rajoni i kurskut

Sondazh

Poll