Bota

Dallgët e mëdha godasin brigjet e Australisë, 5 persona humbin jetën, dy të tjerë vijojnë të zhdukur

Kryeministrja e Victoria, Jacinta Allan tha se ky ishte një fillim i tmerrshëm i fundjavës së Pashkëve.

19 Prill 2025, 16:04 Nga r.ll
Dallgët e mëdha godasin brigjet e Australisë, 5 persona humbin
foto ilustruese

AUSTRALI- Pesë persona kanë humbur jetën pasi dallgët e mëdha goditën disa pjesë të Australisë në fillim të fundjavës së Pashkëve. Dy të tjerë janë zhdukur në brigjet e shteteve të Uellsit të Ri Jugor dhe Viktorias.

Të shtunën trupi i një burri u gjet në ujë pranë Tathra në Uellsin e Ri Jugor. Ndërkohë një ditë më herët një peshkatar 58-vjeçar dhe dy burra të tjerë u gjetën të vdekur gjithashtu. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për një burrë që u la në ujë pranë Sidneit. Gjithashtu të premten, një grua u mbyt dhe një burrë tjetër është zhdukur.

Kryeministrja e Victoria, Jacinta Allan tha se ky ishte një fillim i tmerrshëm i fundjavës së Pashkëve.

“Mendimet e mia janë me familjen e dikujt që ka humbur jetën në rrethana kaq tragjike dhe potencialisht do të vijnë lajme më të vështira”, tha ajo.

Shtetet lindore të Australisë janë goditur nga dallgë të rrezikshme. Kreu i shoqatës bamirëse Surf Life Saving Australia , Adam Weir, këshilloi pushuesit të vizitojnë plazhet e patrulluara pasi të dhënat e tyre treguan se 630 njerëz ishin mbytur në plazhet e papatrulluara në 10 vitet e fundit.

moti i keq ne australi

Sondazh

Poll