Art&Argëtim

Humbën jetën tragjikisht dy aktorët në Meksikë, ranë nga ura gjatë xhirimeve të filmit

18 Janar 2020, 09:35 Nga DOSJA
Humbën jetën tragjikisht dy aktorët në Meksikë,

MEKSIKË– Dy aktorë të njohur kanë vdekur tragjikisht të enjten pasi ranë nga një urë, ndërkohë që po punonin për serialin televiziv “Sin Miedo a la Verdad”-kanë shkruar mediat e huaja.

Jorge Navarro Sánchez dhe Luis Gerardo Rivera ishin duke bërë provat në skenë të enjten kur ndodhi incidenti.

“Lutjet tona janë me familjet e Jorge dhe Luis Gerardo, të cilave ne i dërgojmë ngushëllimet tona.”-ka shkruar televizioni.

Prodhuesit e këtij seriali po punojnë me autoritetet e Meksikës, por nuk kanë bërë me dije më shumë detaje rreth vendndodhjes së saktë të incidentit.

Përveç rolit të tij në telenovelën e Televizës, Navarro Sánchez së fundmi u shfaq në “Monarca” të Netflix. Rivera ishte pjesë e kastit të serialit televiziv popullor të Telemundo “El Señor de los Cielos.

Tashmë po bëhen hetime lidhur me rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe nga ana tjetër, produksioni i serialit po punon me autoritetet për të zbardhur ngjarjen tragjike.

Burimi:  CNN

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz jorge navarro sánchez luis gerardo rivera meksike vdesin dy aktoret ne meksike jorge navarro sánchez luis gerardo rivera meksike vdesin dy aktoret ne meksike

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Janar 2020, 08:23

TIRANË– Vajza e aktorit të njohur Xhevdet Ferri, Bora, ka bërë një dedikim për të atin një ditë pas përcjelljes së tij për në banesën e fundit. Me anë të n...