Art&Argëtim

18 Janar 2020, 08:23 Nga DOSJA

TIRANË– Vajza e aktorit të njohur Xhevdet Ferri, Bora, ka bërë një dedikim për të atin një ditë pas përcjelljes së tij për në banesën e fundit. Me anë të një statusi në rrjetin e saj social në Facebook, ajo shkruan se ndarja nga jeta e aktorit ka qënë dita më e zezë e saj dhe të ëmës.

Fillimisht ajo ka falenderuar të gjithë personat që e kanë ngushëlluar dhe ata që e kanë dashur babain e saj. Bora gjithashtu ka ndarë edhe arsyen se përse i ati u nda nga jeta. Sipas saj, aktori kishte kaluar një sëmundje të rëndë, të cilën arriti që ta mposhtë, por i la dëmtime të tjera në trup që i morën jetën. 

“I provuam të gjitha, pa pishman!,”-shkruan ajo. 

Bora ka adresuar edhe çështjen e homazheve të cilat nuk ishin shtetërore. Ajo shkruan se i ati shquhej për diskrecion dhe vullneti i tij ishte i tillë. 

Ne gjykojmë se dhimbja është personale dhe duhet vuajtur si e tillë. Nuk ka të bëjë me arsye zhgënjimi prej sistemit apo politikës. Neve na është shuar drita e diellit mbi shtëpi, nuk mendojmë për perceptime publike apo politike,”-shkruan më tej Bora.

Postimi i plotë:

Dy ditë më parë ndërroi aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri. Ai vuante oprej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën, pikërisht në moshën 59- vjeçare. Xhevdet Ferri i njohur në rrethim e miqve të ngushtë dhe si Xhoda, prehet në varrezat e Sharrës.

(k.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bora feri vdes xhevdet ferri xhevdet ferri bora feri vdes xhevdet ferri xhevdet ferri

Sondazh

Poll