Art&Argëtim

Flet për ‘brrylat’, Albana Osmani vijon me kunjat për VIP-et: Unë kam punuar fort, i di vlerat e mia

18 Janar 2020, 09:03 Nga DOSJA
Flet për ‘brrylat’, Albana Osmani vijon me kunjat për

TIRANË– Moderatorja Albana Osmani ka qenë e ftuar në emisionin “Treshat”, ku edhe është pyetur lidhur me karrierën dhe jetën e saj private.

E pyetur se cila ka qënë sakrifica e saj më e madhe për karrierën, Albana ka thënë se ka punuar me shumë dashuri.

Në një gazetë kohë më parë më pyetën ka shumë brryla në televizion. Nuk është se nuk ka por kur ti i di vlerat e tua, e di që iu duhesh dhe je aty sepse je e aftë për ta bërë punën, atëherë ato brryla si vë re. Unë kam ecur me rrjedhën, kam punuar fort dhe me shumë dashuri për atë ç’ka bëja. Nëse publiku më ka pëlqyer dhe është gëzuar në momente mendoj se unë jam gëzuar më shumë nga kushdo tjetër,”-tha moderatorja. 

Ndërsa disa javë më parë me anë të disa postimeve në Instagram, Albana u hidhte kunja kolegeve, duke shkruar se ato ishin verbuar nga shkëlqimi i saj. Moderatorja Albana Osmani u largua nga Top-Channel pas 15 viteve, gjatë të cilave kishte ndërtuar karrierën e saj televizive. Vetë moderatorja u uroi suksese kolegëve të saj, ndërsa Prive.al shkroi se Osmani ishte e detyruar të largohej, pasi kishte mbetur pa program për shkak të prezantueseve të reja.

(k.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz albana osmani kunjat e albana osmanit albana osmani kunjat e albana osmanit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Janar 2020, 08:23

TIRANË– Vajza e aktorit të njohur Xhevdet Ferri, Bora, ka bërë një dedikim për të atin një ditë pas përcjelljes së tij për në banesën e fundit. Me anë të n...