Sport

Superliga në finish, Teuta fundos Tiranën dhe siguron qëndrimin në “elitën” e futbollit shqiptar!

Në javën e fundit, do të mësohet skuadra që do e mbyll sezonin e 4 fazave në vendin e parë mes Egnatias dhe Vllaznisë.

19 Prill 2025, 18:00 Nga DOSJA

Superliga në finish, Teuta fundos Tiranën dhe siguron qëndrimin

TIRANE - Rezultatet e javës së parafundit të Superiores prodhuan një verdikt pëfundimtar. Bëhet fjalë për skuadrën e Teutës, e cila ka siguruar matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. 

Më triumfin 0-1 ndaj Tiranës, durrsakët e Bledar Hodos, 'blinduan' vendin e gjashtë, ndërkohë që në rastin më të keq të mundshëm Teuta do e mbyllë sezonin në vendin e 7-të duke shmangur kështu edhe “Play Out”-in. 

Ndërkohë që në javën e fundit, do të mësohet skuadra që do e mbyll sezonin e 4 fazave në vendin e parë mes Egnatias dhe Vllaznisë.

Po në javën e fundit do të zbulohet edhe skuadra që do të plotësojë katërshen e parë mes Elbasanit dhe Partizanit.

Gjithçka ngelet e hapur edhe në garën e mbijetesës me Bylisin, Skënderbeun, Tiranën dhe Laçin, që nuk kanë asgjë të sigurt.  

Superliga në finish, Teuta fundos Tiranën dhe siguron qëndrimin

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll