Sport

Menaxheri i Klopp sqaron të ardhmen e gjermanit: “As Real Madrid, as Brazili”

Emri i gjermanit Jurgen Klopp është shfaqur kohët e fundit i lidhur me madrilènët dhe Seleçaon

19 Prill 2025, 14:00 Nga DOSJA
Menaxheri i Klopp sqaron të ardhmen e gjermanit: “As Real Madrid, as

GJERMANI - Pasi shtypi brazilian sugjeroi se Jürgen Klopp do të largohej nga posti i drejtorit botëror të futbollit në Red Bull për të marrë drejtimin e trajnerit të Real Madridit apo kombëtares braziliane, agjenti i trajnerit gjerman, Marc Kosicke, u dha fund thashethemeve.

Duke folur për 'Sky Germany', agjenti siguroi se Klopp nuk do të drejtojë asnjë ekip sezonin e ardhshëm. "Unë e kuptoj se ka ende pyetje nga klubet më të mira në Evropë, ose nga disa federata. Megjithatë, ai nuk ka ndërmend të marrë rolin e trajnerit sezonin e ardhshëm. As te Real Madrid dhe as te kombëtarja braziliane," siguroi Kosicke.

Sipas biznesmenit, ish-trajneri i Liverpool është i kënaqur me rolin e tij si drejtor global i Red Bull. “Ka një kontratë në fuqi dhe nuk ka asgjë për të thënë më shumë”.

Kujtojmë se pavarësisht se emri i Klopp është përmendur, shtypi spanjol raporton se Xabi Alonso, trajneri i Bayer Leverkusen, është i preferuari i Florentino Pérez për të zënë vendin e Carlo Ancelottit, i cili pritet të largohet nga Merengues para Kupës së Botës për Klube.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll