Bota

Monumente ikonike që u kanë mbijetuar kohërave

Tema e Ditës Botërore të Trashëgimisë 2025 është “Trashëgimia nën kërcënim nga fatkeqësitë dhe konfliktet: Gatishmëria dhe mësimet nga 60 vjet veprimtari e ICOMOS”.

19 Prill 2025, 10:59 Nga N.F
Monumente ikonike që u kanë mbijetuar kohërave
Monumentet

EVROPË- Dita Botërore e Trashëgimisë 2025 u festua më 18 prill me temën “Trashëgimia nën kërcënim nga fatkeqësitë dhe konfliktet: Gatishmëria dhe mësimet nga 60 vjet veprimtari e ICOMOS”.

Dita Botërore e Trashëgimisë, e njohur edhe si Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendeve (IDMS), festohet çdo vit më 18 prill. Qëllimi i kësaj dite është të inkurajojë individët dhe komunitetet lokale, që të vlerësojnë trashëgiminë e tyre kulturore. Përveç mbrojtjes së monumenteve, kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për diversitetin dhe brishtësinë e aseteve kulturore.

Që nga viti 1983, Këshilli Ndërkombëtar për Monumentet dhe Vendet (International Council on Monuments and Sites, ICOMOS) cakton një temë rreth së cilës përqendrohen ngjarjet. Tema e Ditës Botërore të Trashëgimisë 2025 është “Trashëgimia nën kërcënim nga fatkeqësitë dhe konfliktet: Gatishmëria dhe mësimet nga 60 vjet veprimtari e ICOMOS”.

“Festimet e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Vendeve 2025 do të përqendrohen në 60-vjetorin e veprimeve të ICOMOS-it, në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë nën kërcënimin e fatkeqësive dhe konflikteve, si dhe objektivat e ardhshëm në parandalimin, mbrojtjen, përgatitjen, reagimin ndaj emergjencave dhe rimëkëmbjen, që mund të bëjmë për të mbrojtur trashëgiminë në kohë krize”, tha ICOMOS.

Vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që i kanë rezistuar kohërave

Muri i madh i Kinës

Ky vend historik është një mrekulli arkitekturore, që shtrihet mbi 13,000 kilometra. E ndërtuar për të shmangur pushtuesit, kjo pikë referimi e UNESCO-s mirëpret miliona turistë çdo vit, të cilët mahniten nga pamjet panoramike dhe madhështia historike.

Koloseu

Koloseu daton në vitin 80 p.e.s dhe është amfiteatti më i famshëm, që konsiderohet si një nga arritjet më të mira teknike të Perandorisë Romake. Rëndësia historike e Koloseut rrjedh nga përdorimi i tij si një amfiteatër për ngjarje publike dhe përleshje mes gladiatorëve, të cilat treguan fuqinë dhe shkëlqimin e Perandorisë Romake.

Akropoli

Shkëlqimi i Greqisë së lashtë shfaqet në Akropolin e famshëm, i cili i kushtohet perëndeshës Athena. I vendosur në majë të një kodre shkëmbore, ju mund ta vizitoni këtë vend për t’u kthyer pas në kohën kur lindi demokracia.

Piramidat e Gizës

Piramidat janë përfaqësime të përjetshme të kulturës dhe civilizimit të lashtë egjiptian. Me ndërtimin enigmatik dhe rëndësinë historike, këto struktura të mëdha vazhdojnë të magjepsin vizitorët nga e gjithë bota.

Taj Mahal

Perandori Mughal Shah Jahan e ndërtoi Taj Mahalin si varr për nder të gruas së tij, Mumtaz Mahal. I ndërtuar me mermer të bardhë, monumenti është i njohur për ikonografinë dhe gdhendjet. Dizajni madhështor është mishërimi i arkitekturës indo-islamike, me ndikime nga stilet persiane, indiane dhe islame./ Monitor

monumente dita botërore e trashëgimisë

Sondazh

Poll