Bota

Takim mes Vladimir Putin dhe sulltanin e Omanit Haitham bin Tariq, ja çfarë pritet të diskutohet

Të dy liderët do të diskutojnë çështje të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, duke përfshirë ekonominë dhe çështjet aktuale në axhendën ndërkombëtare, thuhet në deklaratë. Autoritetet e Omanit konfirmuan këtë vizitë në Rusi të hënën dhe të martën.

19 Prill 2025, 15:22 Nga M.L
Takim mes Vladimir Putin dhe sulltanin e Omanit Haitham bin Tariq, ja
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet në Moskë të martën me sulltanin e Omanit Haitham bin Tariq, vendi i të cilit ka marrë një rol ndërmjetësues në bisedimet për programin bërthamor të Iranit, njoftuan të dy vendet sot.

“Më 22 prill, Moska do të presë bisedimet midis Vladimir Putin dhe Sulltanit të Omanit Haitham bin Tariq al Said, i cili po bën një vizitë zyrtare në Rusi”, tha Kremlini në Telegram.

Të dy liderët do të diskutojnë çështje të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, duke përfshirë ekonominë dhe çështjet aktuale në axhendën ndërkombëtare, thuhet në deklaratë. Autoritetet e Omanit konfirmuan këtë vizitë në Rusi të hënën dhe të martën.

Njoftimi i Sulltanit

"Gjatë vizitës, të dy liderët do të shkëmbejnë mendime mbi një sërë çështjesh aktuale me interes rajonal dhe ndërkombëtar," tha pallati i Sulltanit në një deklaratë.

Kjo vizitë vjen ndërsa negociatat janë duke u zhvilluar midis Uashingtonit dhe Teheranit mbi programin bërthamor të Iranit. Bisedime kritike u zhvilluan sot në Romë, nën kujdesin e Omanit, mes delegacionit iranian dhe atij amerikan. Rusia, e cila ka forcuar lidhjet e saj me Iranin gjatë tre viteve të fundit, tha se ishte e gatshme të luante çdo rol që do të ishte i dobishëm në negociata.

vladimir putin

Sondazh

Poll