Bota

Rebelët Houthi: 80 të vdekur dhe 150 të plagosur në sulmet ajrore amerikane në Jemen!

Forcat e armatosura amerikane njoftuan të enjten se kishin shënjestruar dhe shkatërruan portin e Ras Issa, në provincën perëndimore të Hodeidah. 

19 Prill 2025, 08:06 Nga N.F
Rebelët Houthi: 80 të vdekur dhe 150 të plagosur në sulmet
Jemen

JEMEN- Sulmi më vdekjeprurës në Jemen, me 80 të vdekur dhe të paktën 150 të plagosur, u shkaktua nga bombardimet amerikane. Ky është një nga sulmet më të mëdha të ndërmarra nga SHBA që nga fillimi i fushatës amerikane kundër Houthi. 

Rebelët Houthi njoftuan se sulmet ajrore amerikane kundër një porti ku strehohen objektet strategjike të naftës në Jemen rezultuan me vdekjen e 80 personave. Houthi, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit të shkatërruar nga lufta, folën mbrëmë për bombardimet e reja, të cilat ata ia atribuan SHBA-së, duke synuar kryeqytetin Sanaa dhe rrethinat e tij, nën kontrollin e tyre.

Forcat e armatosura amerikane njoftuan të enjten se kishin shënjestruar dhe shkatërruan portin e Ras Issa, në provincën perëndimore të Hodeidah. Shefi i përbashkët i Shtabit të SHBA, përgjegjës për rajonin e Lindjes së Mesme tha se qëllimi i këtyre bombardimeve ishte për të eliminuar këtë burim karburanti për terroristët Houthi të mbështetur nga Irani dhe për t'i privuar ata nga të ardhurat e paligjshme që kanë financuar veprimet e Houthi për të terrorizuar të gjithë rajonin për më shumë se një dekadë.

Administrata e Presidentit Donald Trump njoftoi më 15 mars se po fillonte operacione ushtarake në shkallë të gjerë kundër Houthis për t'i detyruar ata të ndalojnë kërcënimin e anijeve tregtare që kalojnë nëpër Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, korsi detare vendimtare për tregtinë globale.

jemen shba rebelet houthi

Sondazh

Poll