Aktualitet

Festa e Pashkëve/ Monsignor Simon Kulli uron besimtarët: Dua t'iu uroj paqen e Krishtit secilit prej jush! Ngjallja nuk vjen pas kryqit, ajo gjendet aty brenda në Kryq

Përmes një fjalimi ai shprehet se në këtë botë në jemi thirrur për të dëshmuar jetën e cila rrezaton me zemërgjerësi dhe dashuri pa interes. Simon Kulli tha se Jezu krishti është modeli i jetës dhe veprimtarisë tonë. 

19 Prill 2025, 14:18 Nga M.L
Festa e Pashkëve/ Monsignor Simon Kulli uron besimtarët: Dua t'iu
Monsignor Simon Kulli

TIRANË- Në vigjilje të këtyre Pashkëve, Monsignor Simon Kulli i dioqezës së Sapës, ka uruar të gjithë besimtarët Pashkë të gëzuara dhe të bekuara. Përmes një fjalimi ai shprehet se në këtë botë në jemi thirrur për të dëshmuar jetën e cila rrezaton me zemërgjerësi dhe dashuri pa interes. Simon Kulli tha se Jezu krishti është modeli i jetës dhe veprimtarisë tonë. 

"Të dashur besimtarë të i dioqezës së Sapës, të dashur emigrantë kudo që ndodheni në mbarë botën. Me rastin e festës së madhe së Pashkëve dua të uroj paqen e Krishtit secilin prej jush. Ngallja e Krishtit është ngjarje thelbësore e Krishtërimit. Ngjallja nuk vjen pas kryqit, ajo gjendet aty brenda në Kryq, kur pranojmë atë lirisht si Jezu Krishti nga dashuria për Hyjin dhe të afërmit tonë.

Me ngjalljen e Krishtit drejtësia dhe dashuria e Hyjit morën shprehjen e tyre më triumfale duke shfuqizuar pushtetin e urrejtjes, të keqes dhe vdekjes. Rruga e Pashkëve është rruga e vuajtjes e mundimeve dhe lotëve-por lotëve që kthehen në lot gëzimi. Porosia e gëzueshme e Ungjillit të Pashkëve ia rikthen njeriut identitetin dhe ia jep kuptimin e ekzistencës së tij dhe e përmbush me jetë. Ne jemi thirrur ta dëshmojmë Krishtin e munduar, Kryqëzuar dhe të ngjallur për dobitë tona, për të mirën e vërtetë dhe të përjetshmen e të gjithë njerëzve. Jemi të thirrur për të dëshmuar jetën e cila rrezaton me zemërgjerësi dhe dashuri pa interes.

Jezu Krishti është modeli i jetës dhe veprimtarisë sonë. Le të bëhemi dëshmitar të gjallë të tij plot me vuajtje. Ai e mundi vdekjen dhe të keqen njëherë e përgjithmonë. Krishti i ngjallur ju dhuroftë gjithmonë paqe dhe iu mbushtë zemrat me gëzime dhe bekime. Për shumë vjet Pashkët e gëzuar dhe Zoti ju bekoftë", shprehet Monsignor Simon Kulli.

monsignor simon kulli

Sondazh

Poll