Aktualitet

Po largoheshin pa paguar/ Roja i parkimit në Krujë tenton të ndalojë turistët, varet në kofanon e makinës, plagoset rëndë në kokë (EMRI+FOTO)

Kjo nuk i ka ndaluar turistët, të cilët e kanë marrë me vete në kofano rojen për disa dhjetra metra. Më pas roja ka rënë në tokë dhe është plagosur rëndë në tokë.

19 Prill 2025, 12:15 Nga N.F
Po largoheshin pa paguar/ Roja i parkimit në Krujë tenton të
Pamje nga vendi i ngjarjes

KRUJË- Një roje parkingu është plagosur ditën e sotme në Krujë. Mësohet se roja ka tentuar të ndalë një çift turistësh të cilët po largoheshin pa paguar. Ata fillimisht janë konfliktuar me rojen e një parkingu privat në afërsi të Kalasë së Krujës.

Më tej bëhet me dije se roja ka tentouar tu bllokojë rrugën dhe më pas është varur në kofanon e autoveturës së turistëve. Kjo nuk i ka ndaluar turistët, të cilët e kanë marrë me vete në kofano rojen për disa dhjetra metra. Më pas roja ka rënë në tokë dhe është plagosur rëndë në tokë.

Turistët, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, janë larguar. Policia ka ndaluar në qytetin e Fushë-Krujës një autoveturë me turistë turq, por është ende e paqartë nëse ata kanë lidhje me aksidentin. Po verifikohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të zbardhur ngjarjen. I plagosuri Bujar Dedja është dërguar me urgjencë tek Trauma dhe nuk është në gjendje të japë shpjegime.

kruje

Sondazh

Poll