19 Prill 2025, 11:43
Nga N.F
Egli Proga
KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën e sigurisë "Arrest me burg" Andi Shkulakun. Ky i fundit u arrestuar 3 ditë më parë me urdhër të prokurorisë së Korçës, pasi akuzohet për moskallëzim krimi lidhur me vrasjen e Egli Progës.
Arrestimi i tij u bë pasi një dëshmi e re u administrua nga prokuroria e Korçës, ku thuhet se Proga fillimisht u dhunua brenda ambienteve të lokalit nga Leonidha Guçe e më pas u godit jashtë ambienteve nga Denis Meçe. Një detaj i ri ky që rëndon pozitën e Guçes.
Shkulaku mendohet të ketë parë gjithçka dhe këtë qenë prezent në vendngjarje e më pas të jetë larguar. Pavarësisht se prokuroria e Korçës vetëm para pak ditësh mbylli hetimet duke çuar për gjykim dosjen, kjo dëshmi e re duket se ndryshon rrjedhën e hetimeve për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga.
Sipas dosjes së hetimit, Denis Meçe akuzohet për vrasje me dashje ndërsa Leonidha Guce, Voltan Shkulaku dhe Arjan Manellari akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës ndërsa pritet që dosja e re e hapur për shkak të dëshmisë së fundit të bashkohet me dosjen e parë.
Vrasja e Egli Progës ka ndodhur më 10 gusht të 2024. Sipas dëshmive të mbledhura nga policia, Egli Proga ka shkuar tek lokali ku ka ndodhur ngjarja, për të pirë. Jashtë lokalit ka qenë autori me dy të tjerë edhe këta të pirë, ndërsa brenda lokalit ka qenë dhe një shtetas vetëm, edhe ai duke pirë.
Egli fillimisht është ulur me personin brenda duke pirë me të dhe në këtë moment ka nisur debati me tre personat që kanë qenë duke pire jashtë kur Meçe u afrua duke kërkuar një cigare. Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka vajtur tek viktima për ta sqaruar se çfarë kishte dhe debati u acarua. Pas kësaj autori i ka kërkuar të dalë jashtë e të sqarohen dhe kur kanë dalë jashtë autori e ka shtyrë ose goditur viktimën i cili është rrëzuar.
vrasja e egli proges
Aktualitet
19 Prill 2025, 11:30
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e katër fishtë të regjistruar dy ...
Aktualitet
19 Prill 2025, 11:14
N.F
roan brahimi, gjovalin prendi
LEZHË- Këtë të shtunë i është dhënë lamtumira e fundit 64-vjeçarit, Gjova...
Aktualitet
19 Prill 2025, 11:20
M.L
Foto ilustruese
SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekjen është rregjistruar pak çaste më parë në qytetin...
Aktualitet
19 Prill 2025, 11:04
N.F
Foto ilustruese
MALTË- Autoritetet në Maltë kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë. Arrestimi i tyre ka ardhur pa...
Aktualitet
19 Prill 2025, 10:44
N.F
Foto ilustruese
MALËSI E MADHE- Një banesë është përfshirë nga flakët në në Malësi të Madhe. M&...
Aktualitet
19 Prill 2025, 10:36
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsh...
Aktualitet
19 Prill 2025, 10:30
M.L
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Gjirokatrës për shfrytëzim pë...
Aktualitet
19 Prill 2025, 10:00
N.F
Imzot Gjergj Meta
TIRANË- Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta ka drejtuar një mesazh u...
Aktualitet
19 Prill 2025, 09:49
N.F
Foto ilustruese
KAPSHTICË- Pashkët kanë rikthyer në vend shqiptarët që jetojnë në Greqi. Emigrantët shqipar&eu...
Aktualitet
19 Prill 2025, 09:22
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane janë vënë në pranga në Fush&...