Aktualitet

Pashkët rikthejnë në vend emigrantët shqiptarë, mbi 18 mijë persona hynë në Shqipëri nga Kapshtica në 72 orë

Emigrantët shqiparë që jetojnë në vendin fqinjë kanë udhëtuar drejt vendit të tyre për të kaluar festën e Pashkëve më familjarët.

19 Prill 2025, 09:49 Nga N.F
Pashkët rikthejnë në vend emigrantët shqiptarë, mbi 18
Foto ilustruese

KAPSHTICË- Pashkët kanë rikthyer në vend shqiptarët që jetojnë në Greqi. Emigrantët shqiparë që jetojnë në vendin fqinjë kanë udhëtuar drejt vendit të tyre për të kaluar festën e Pashkëve më familjarët e tyre.

Mësohët se një fluks i madh është regjistruar gjatë 72 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë. Mësohet se në këtë pikë kufitare kanë hyrë mbi 18 mijë persona, ndërsa mbi 8 mijë të tjerë kanë dalë drejt Greqisë.

Ky fluks ka ardhur si pasojë e pushimeve që shqiptarët kanë marrë për Pashkët të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë pranë familjarëve të tyre në atdhe. Në pikën kufitare të Kapshticës situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohet për radhë apo vonesa. Që kalimet të kryhen sa më shpejt po punohet me 5 sportele për të përballuar fluksin në mënyrë efikase.

kapshtice emigrante pashke

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2025, 07:07 Esuin Shehu

Sektori bankar, a ka rrezik nga euforia?

Foto TIRANË- Sektori bankar mbylli një tjetër vit të mirë, me fitime të larta dhe me rritjen më të lartë t&eu...