19 Prill 2025, 07:32
Nga N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
KONGO- 143 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pas një zjarri që shpërtheu në një varkë në lumin Kongo në pjesën veriperëndimore të Republikës Demokratike të Kongos. Autoritetet theksojnë se 131 trupa u gjetën të mërkurën, 12 të tjerë u gjetën të enjten dhe të premten.
Një anëtar i një shoqate lokale, Joseph Locondo, deklaroi se "numri ende paraprak" i katastrofës është 145 të vdekur, disa prej të cilëve u karbonizuan dhe të tjerët vdiqën nga mbytja. Qindra persona rezultojnë të zhdukur pas zjarrit dhe përmbysjes së mjetit lundrues që transportonte rreth 500 persona. Numri i të vdekurve ishte vlerësuar më parë në 50.
Zjarri filloi teksa një grua po gatuante në varkë, tha komisioneri i lumit. Disa pasagjerë, përfshirë gra dhe fëmijë, vdiqën pasi u hodhën në ujë pa qenë në gjendje të notonin. Rreth 100 të mbijetuar u dërguan në një strehë të improvizuar në bashkinë lokale, ndërsa ata me djegie u dërguan në spitalet lokale.
Aksidentet me varka janë të zakonshme në Kongo, ku standardet e sigurisë shpesh janë të dobëta dhe varkat zakonisht janë të mbipopulluara. Në dhjetor të vitit të kaluar, 38 persona humbën jetën kur një varkë u përmbys në verilindje të Kongos. Vetëm dy muaj më parë, një varkë tjetër u përmbys në liqenin Kivu, në lindje të DRC, duke vrarë 78 pasagjerë.
143 te vdekur ne kongo
Bota
18 Prill 2025, 22:52
E. D
Fatima Hassoun
PALESTIN- Fotoreporterja palestineze Fatima Hassouna, e cila u vra së bashku me dhjetë anëtarë të familjes së ...
Bota
18 Prill 2025, 22:41
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Ukraina ka vendosur sanksione ndaj tri kompanive kineze të premten, duke pretenduar se ato janë të pë...
Bota
18 Prill 2025, 22:23
E. D
Robert Fico
SLLOVAKI- Transmetuesi publik finlandez YLE ka transmetuar një dokumentar të ri të titulluar "Sllovakia në nj&eu...
Bota
18 Prill 2025, 22:11
pamje nga sulmi
SHBA- Një sulm ajror i ushtrisë amerikane në portin e naftës Ras Isa, në rajonin perëndimor të Jemenit, ...
Bota
18 Prill 2025, 22:04
N.F
Foto
ITALI- Partitë e opozitës në Itali janë ankuar për një seri imazhesh të krijuara nga AI të publikuar...
Bota
18 Prill 2025, 21:44
E. D
foto ilustruese
SHBA- Mediat britanike kanë zbuluar disa plane të pabesueshme të presidentit amerikan Donald Trump, për kriji...
Bota
18 Prill 2025, 21:35
N.F
Foto
GJERMANI- Gjermanët po kufizojnë në mënyrë drastike udhëtimin e tyre në SHBA pas kthimit të Donald T...
Bota
18 Prill 2025, 21:24
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump. Sipas një zëdh&e...
Bota
18 Prill 2025, 21:06
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Qeveria italiane ka lëshuar një deklaratë për takimin e sotëm mes Giorgia Melonit dhe ...
Bota
18 Prill 2025, 20:00
N.F
Foto
IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka kërkuar që Rusia të luajë rol në bisedimet vendimtare për fat...