19 Prill 2025, 08:48
Nga N.F
Foto ilustruese
KORÇË- Tre doganierë në Doganën e Kapshticës janë proceduar penalisht. Mësohet se doganierët kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore. Gjithashtu janë proceduar penalisht Drejtori i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe dy specialistë për Hetimin Doganor.
Procedimi i tyre ka ardhur pasi ata nuk njoftuan organet kompetente, duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e rastit. Sipas hetimeve paraprake, më 15 prill 2025, këta zyrtarë dyshohet se kanë lejuar kalimin e një kamioni me mallra ushqimore pa ndjekur procedurat përkatëse, duke përdorur dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë/ Shpërdoruan detyrën duke falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore, procedohen penalisht 3 doganierë në Doganën e Kapshticës.
Procedohen penalisht Drejtori i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe dy specialistë për Hetimin Doganor, pasi nuk njoftuan organet kompetente, duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasve:
V. T., 49 vjeç, banues në Korçë;
E. G., 45 vjeç, banues në Tiranë;
A. E., 39 vjeçe, banuese në Korçë.
Procedimi penal filloi pasi këta shtetas, me detyrë doganierë në Doganën e Kapshticës, dyshohen se më datë 15.04.2025, nuk kanë kryer praktikat doganore për kalimin e një kamioni që transportonte mallra ushqimore, duke e regjistruar këtë ngarkesë me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
Gjithashtu, po nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Korçë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasve:
D. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave; G. T., 58 vjeç, dhe K. K., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, me detyrë specialistë për Hetimin Doganor në të njëjtën drejtori.
Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi, më datë 15.04.2025, rreth orës 22:00, janë njoftuar për rastin e falsifikimit të dokumenteve, të konstatuar në afërsi të PPK Kapshticë nga shërbimet e Antikontrabandës. Pavarësisht marrjes së këtij njoftimi, këta shtetas nuk kanë informuar Prokurorin e gatshëm apo strukturat për hetimin e krimeve pranë DVP Korçë deri në orën 15:00 të datës 16.04.2025 (pas më shumë se 15 orësh), duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.
dogana e kapshtices
Aktualitet
19 Prill 2025, 07:10
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Një qytetare nga Tirana ka denoncuar një situatë e cila prej rreth një viti shqetëson bano...
Aktualitet
19 Prill 2025, 07:07
Esuin Shehu
Foto
TIRANË- Sektori bankar mbylli një tjetër vit të mirë, me fitime të larta dhe me rritjen më të lartë t&eu...
Aktualitet
19 Prill 2025, 07:03
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Orët e paradites do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave t&...
Aktualitet
18 Prill 2025, 22:59
N.F
Foto
TIRANË- Për javë më radhë iu kemi kemi sjellë në vëmendje problematika të mprehta në lidhje me ...
Aktualitet
18 Prill 2025, 22:45
N.F
DURRËS- Më 7 Prill, emisioni “Stop” transmetoi rastin e zonjës Hajrie Kogjini një problem, që lidhej me Kadastrën Du...
Aktualitet
18 Prill 2025, 22:20
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka zbuluar të dhënat e fundit rreth popull...
Aktualitet
18 Prill 2025, 22:10
N.F
Foto
KOSOVË- Falli, sehiret, rukjet.... Janë disa nga termat e përditshme të një pjese të shqiptarëve të cil&e...
Aktualitet
18 Prill 2025, 21:55
N.F
SHIJAK- Emisioni investigativ “Piranjat” sjell denoncimin e fundit nga Bashkia e Shijakut, e cila në bashkëpunim me firmën pri...
Aktualitet
18 Prill 2025, 21:33
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Në gusht të vitit 2021, një e moshuar italiane 75-vjeçare u bë viktimë e një sulmi seksual...
Aktualitet
18 Prill 2025, 21:24
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Seit Asllani dhe Naim Allmeta janë dy teknikët e imazherisë së spitalit të Bulqizës, punonjë...