18 Prill 2025, 21:33
Nga E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia është burimi i vetëm i destabilitetit në rajon, duke e akuzuar për veprime agresive, akte terroriste dhe përpjekje për destabilizimin e shteteve fqinje. Sipas saj, qëllimi i udhëheqjes serbe është rikthimi i Ballkanit në të kaluarën, ndërsa ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të mbrojë veten dhe të kundërshtojë çdo tendencë hegjemoniste që vjen nga Beogradi.
Në një intervistë për TRT Balkan, Osmani, ka folur hapur për Deklaratën për bashkëpunim ushtarak që Kosova ka nënshkruar me Shqipërinë dhe Kroacinë, duke theksuar se ky është një hap i natyrshëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës. Ajo theksoi se ky bashkëpunim, që ka ekzistuar prej kohësh, tani është formalizuar në një marrëveshje trepalëshe dhe është në përputhje me standardet e NATO-s.
Presidentja Osmani ka përmendur gjithashtu se Kosova po bisedon me disa shtete të tjera për të zgjeruar këtë bashkëpunim, por nuk ka dhënë detaje për emrat e mundshëm. Për sa i përket reagimit të Serbisë ndaj kësaj marrëveshjeje, Osmani e ka quajtur atë tipik dhe ka theksuar se Serbia vazhdon të mbetet burimi i destabilitetit në rajon.
Ajo ka shtuar se Kosova do të mbrojë interesat e saj dhe do të vazhdojë të punojë me partnerët e NATO-s për të siguruar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global. Presidentja e Kosovës ka thënë gjithashtu se Kosova dhe vendet e tjera të rajonit janë të harmonizuara me politikat e jashtme të Bashkimit Evropian dhe po punojnë ngushtë me partnerët e NATO-s për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global.
“Serbia ka vepruar me akte agresioni dhe akte terrorizmi. Serbia ka tentuar ta shkatërrojë Bosnje e Hercegovinën nga brenda duke e destabilizuar. Serbia shkakton probleme ndaj Kroacisë dhe vendeve të tjera në rajon. Pra, është shumë e qartë për të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor se kush është burimi i vetëm i destabilitetit dhe ajo është Serbia. Ne padyshim që do ta mbrojmë vetveten nga këto ide hegjemoniste dhe imperialiste që ka udhëheqja e Serbisë, e cila synon të na kthejë në vitet ’90, të na kthejë në të kaluarën.
Ne duhet të shikojmë drejt së ardhmes. Dhe e ardhmja mund të jetë e qetë dhe e qëndrueshme vetëm nëse mund të mbrohemi nga agresorë si Serbia, e cila gjithashtu sjell ndikime të dëmshme në rajon nga Rusia, Kina dhe Irani. Forcat e Sigurisë së Kosovës tashmë janë duke shërbyer krah për krah me forcat e SHBA-së, Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në misione paqeruajtëse në mbarë botën”, ka thënë mes tjerash Osmani.
vjosa osmani
Politike
18 Prill 2025, 21:03
E. D
edi rama
KASHAR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kashar u bëri thirrje të rinjve socialistë të bë...
Politike
18 Prill 2025, 20:36
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvillua një takim me banorët në Kamëz. Ai u shpreh se qeveria Ra...
Politike
18 Prill 2025, 20:35
E. D
Edi Rama
KASHAR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kashar ironizoi edhe kritikuesit për hapjen e fushatës së...
Politike
18 Prill 2025, 20:32
M.L
Sali Berisha
KAMËZ- Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar me takimet e tij dhe sot ai është në Kamëz. Berisha gjatë fjalimit t...
Politike
18 Prill 2025, 20:30
E. D
Edi Rama
KASHAR- Kryeministri Edi Rama duke folur nga Kashari tha se në Kashar dhe Astir duhet më shumë vëmendje për m&e...
Politike
18 Prill 2025, 20:24
E. D
Edi Rama
KASHAR- Kryeministri Edi Rama në Kashar u shpreh se rasti e solli që ai për herë të parë të kandidonte si deput...
Politike
18 Prill 2025, 20:23
N.F
Berisha
KAMËZ- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me baorë të Kamzës u shpr...
Politike
18 Prill 2025, 20:19
E. D
Edi Rama
KASHAR- Kryeministri Edi Rama deklaroi se me hyrjen në Bashkimin Europian, do të ketë një Shqipëri të re. Gjat&eum...
Politike
18 Prill 2025, 20:16
E. D
Edi Rama
KASHAR- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me mbështetësit e tij në Kashar tha se në Tiranë janë shë...
Politike
18 Prill 2025, 20:16
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Kanë mbërritur rreth 3500 vota të Diasporës në Parkun Olimpik në Tiranë p&e...