18 Prill 2025, 18:44
Nga M.L
Foto ilustruese
FILIPINE- Qindra katolikë dhe turistë u mblodhën në San Pedro Cucuta, në provincën Pambanga të Filipineve, për të parë një zakon të veçantë fetar; rishfaqjen e Kryqëzimit të Jezu Krishtit. Kjo ceremoni, e cila ka qenë traditë prej 36 vitesh, arrin kulmin e saj me kryqëzimin e pjesëmarrësve, të cilët ftohen të fshikullohen dhe kryqëzohen për të treguar besimin e tyre të Premten e Madhe.
Këtë vit, Ruben Enadze, 64-vjeçari, u kryqëzua për herë të 36-të. Kjo ceremoni, e përsëritur çdo vit, është kthyer në një akt përkushtimi të thellë fetar për Enatzen. Pjesëmarrësit, të veshur si ushtarë romakë, godasin me çekiç në pëllëmbët e besimtarëve.

"Pesë sekondat e para ishin shumë të dhimbshme. Me kalimin e kohës dhe gjaku bie, dhimbja zvogëlohet dhe unë mund të qëndroj në kryq për më gjatë," tha Enadze për Reuters.
Ky zakon i veçantë, edhe pse shpesh i diskutueshëm, është pjesë e traditës së Javës së Shenjtë në Filipine, një vend ku 80% e 110 milionë banorëve janë katolikë. Përveç kryqëzimit, ka praktika të tjera, si vetëflagjelimi me kamxhik bambuje, me qëllim shlyerjen e mëkateve. Edhe pse Kisha Katolike në Filipine ka shprehur kundërshtime, duke argumentuar se lutja dhe pendimi i sinqertë mjaftojnë për të nderuar Kreshmën, besimtarët vazhdojnë të ndjekin këtë zakon të veçantë.
san pedro cucuta kryqëzimi i jezu krishtit filipine
filippines 1 2
filippines 3
filippines 2
Bota
18 Prill 2025, 18:31
M.L
Foto ilustruese
FRANCË- Ministrja franceze e politikës dixhitale, Clara Chapaz njoftoi se i ka bërë thirrje Komisionit E...
Bota
18 Prill 2025, 16:21
E. D
J.D. Vance dhe Giorgia Meloni
ITALI- Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance gjatë takimit të tij me kryeministren italiane&nb...
Bota
18 Prill 2025, 15:08
E. D
foto ilustruese
GAZA- Sulmet ajrore izraelite në mbarë Gazën kanë vrarë të paktën 17 persona mëngjesin e së pr...
Bota
18 Prill 2025, 15:00
N.F
Foto
SHBA- Kina mund të zëvendësojë SHBA-në si fuqia dominuese e energjisë në botë, pasi lufta tregtare e Donald Tr...
Bota
18 Prill 2025, 14:19
M.B
Foto nga takimi
PARIS- Së fundi është folur për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë deri në festën e Pa...
Bota
18 Prill 2025, 10:51
r.ll
marco rubio
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, do të tërhiqet brenda ditësh nga përpjekjet për të ndërmjetësu...
Bota
18 Prill 2025, 08:30
r.ll
ministrja ukrainase
UKRAINË- Qeveria e Ukrainës ka njoftuar nënshkrimin e planit të një marrëveshjeje mineralesh midis vendit...
Bota
18 Prill 2025, 08:25
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Festat e mëdha të kishave orientohen tek jeta e Jezu Krishtit. Pa dyshim: festa më e dashur e gjermanëve j...
Bota
18 Prill 2025, 08:20
M.B
Donald Trump dhe Giorgia Meloni
SHBA- Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni qëndroi për bisedime në Uashington. Në takimin m...
Bota
18 Prill 2025, 08:22
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar një port kyç të karburanteve në Jemen, që ishte nën kont...