18 Prill 2025, 08:22
Nga r.ll
foto ilustruese
SHBA- Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar një port kyç të karburanteve në Jemen, që ishte nën kontrollin e rebelëve Huthi. Sipas rebelëve jemenas, nga sulmet ajrore amerikane janë vrarë të paktën 20 persona dhe janë plagosur 50 të tjerë.
Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (Centcom) tha se forcat e SHBA-së kryen sulme në portin e Ras Isa, me qëllim që t’iu hiqnin rebelëve Huthi – që mbështeten nga Irani – një burim të rëndësishëm të furnizimeve me karburante dhe t’i privonin ata nga të ardhurat që sigurojnë nga karburantet.
“Qëllimi i këtyre sulmeve ishte të dobësonim burimin ekonomik të fuqisë së rebelëve Huthi, të cilët vazhdojnë të shfrytëzojnë dhe t’u shkaktojnë vuajtje të mëdha bashkëkombësve të tyre”, thuhet në deklaratën e Centcom.
“Ky sulm nuk kishte për qëllim të dëmtonte popullin e Jemenit, i cili me të drejtë dëshiron të çlirohet nga shtypja e rebelëve Huthi dhe të jetojë në paqe”, shtoi ushtria amerikane.
Sulmet ajrore të SHBA-së kanë goditur rëndë rebelët jemenas. SHBA-ja nisi një fushatë ajrore nën urdhrin e presidentit amerikan, Donald Trump, më 15 mars ndaj rebelëve Huthi, me qëllim që të ndalojë sulmet e rebelëve ndaj anijeve tregtare dhe anijeve ushtarake në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adeni.
Sulmet e rebelëve jemenas kanë penguar dërgesat tregtare përmes Kanalit të Suezit – një rrugë jetike për tregtinë globale përmes detit – duke detyruar shumë kompani që të ndryshojnë rrugët e transportit. Rebelët Huthi kanë dënuar sulmet amerikane.
“Ky agresion krejtësisht i pajustifikuar përbën një shkelje të hapur të sovranitetit dhe pavarësisë së Jemenit dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj mbarë popullit jemenas”, u tha në deklaratën e rebelëve, që u transmetua nga agjencia shtetërore SABA, që kontrollohet nga ta. “Ai shënjestroi një cak jetik civil që u ka shërbyer jemenasve për dekada me radhë”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Anees Alasbahi, tha se sipas të dhënave fillestare, numri i viktimave ishte 20, përfshirë pesë punëtorë të emergjencës. Ai po ashtu raportoi për “50 të plagosur, punëtorë në portin e naftës Ras Isas”, pas sulmit të Shteteve të Bashkuara.
“Numri i viktimave me gjasë do të rritet, pasi ende po vazhdon identifikimi”, tha Alasbahi.
Ky numër i raportuar i viktimave paraqet shifrën më të lartë të viktimave të raportuar që kur Trump premtoi se do të kryente veprime ushtarake ndaj rebelëve derisa ata të mos paraqisnin më kërcënim për transportin detar. Porti Ras Isa ndodhet përgjatë bregut perëndimor të Jemenit, në Detin e Kuq.
Centcom tha se anijet kanë vazhduar të furnizohen me karburante përmes këtij porti, pavarësisht se rebelët janë shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni më herët gjatë këtij viti./REL
shba sulme amerikane ne jemen
Bota
18 Prill 2025, 08:13
r.ll
foto ilustruese
GAZË- Hamasi ka refuzuar zyrtarisht ofertën e fundit të armëpushimit të Izraelit, duke thënë se ësh...
Bota
18 Prill 2025, 07:50
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me të shtënat e raportuara mbrëmjen e djeshme në Universitetin Shte...
Bota
18 Prill 2025, 07:36
M.B
Foto ilustruese
KINA- Ato kanë emra vështirë të shqiptueshëm; janë thelbësore për prodhimin modern dhe po zhvendose...
Bota
17 Prill 2025, 22:02
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SHBA- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruara në Universitetin Shtet&e...
Bota
17 Prill 2025, 19:54
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një aksident tragjik është regjistuar pasditen e sotme në Napoli të Italisë. Mësohet se katë...
Bota
17 Prill 2025, 19:35
r.ll
vendngjarja
SHBA- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mesditën e sotme në kampusin e Universiteti Shtet&eum...
Bota
17 Prill 2025, 19:23
r.ll
trump, meloni
SHBA- Presidenti Donald Trump, i cili mirëpriti kryeministren italiane, Georgia Meloni në Shtëpinë e Bardhë, th...
Bota
17 Prill 2025, 18:37
r.ll
trump, meloni
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka pritur në një takim në Shtëpinë...
Bota
17 Prill 2025, 18:34
r.ll
volodymyr zelenskyy
KIEV- Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara mund të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi gjatë...
Bota
17 Prill 2025, 18:10
N.F
Foto ilustruese
EVROPË- Një megaoperacion policor është zhvilluar në 5 vende të Europës. Mësohet se nga ky operacio...