Bota

Zv.presdienti amerikan optimist për përfundimin e luftës në Ukrainë/ Ja çfarë diskutuan Vance dhe Meloni gjatë takimit

Vance u takua me Melonin në Uashington dje dhe të dy kanë fluturuar në kryeqytetin italian përpara festave të Pashkëve.

18 Prill 2025, 16:21 Nga E. D
Zv.presdienti amerikan optimist për përfundimin e luftës në
J.D. Vance dhe Giorgia Meloni

ITALI- Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance gjatë takimit të tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Itali tha se Shtetet e Bashkuara janë optimiste se mund t'i jepet fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Vance u takua me Melonin në Uashington dje dhe të dy kanë fluturuar në kryeqytetin italian përpara festave të Pashkëve.

"Dua të informoj kryeministrin për negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës ... edhe në 24 orët e fundit, ne mendojmë se kemi disa gjëra interesante për të raportuar. Meqenëse negociatat janë duke u zhvilluar, nuk do t'i paragjykoj, por ne ndihemi optimistë se mundemi, nëse gjithçka shkon mirë, t'i japim fund kësaj lufte, kësaj lufte shumë të dhunshme”, u tha Vance gazetarëve. 

Disa orë më parë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se presidenti amerikan Donald Trump do të braktiste përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës brenda disa ditësh, nëse nuk kishte indikacione të qarta se një marrëveshje mund të arrihet.

j.d. vance

Sondazh

Poll