Bota

Policia i nxjerr FOTON/ Dhunonte dhe sulmonte seksualisht të miturat, shpallet në kërkim Destan Qorri nga Drenasi

17 Janar 2020, 16:08 Nga DOSJA
Policia i nxjerr FOTON/ Dhunonte dhe sulmonte seksualisht të miturat,

KOSOVË –Destan Qorri nga Drenasi është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë së shtetit.

Policia përmes një njoftimi ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Qorrit pasi ai akuzohet për tri vepra penale “dhunim, sulm seksual dhe kanosje”, ku viktimat janë femra (të mitura).

Njoftimi i policisë:

“Referuar tri veprave penale (Dhunim, Sulm seksual dhe Kanosje) që kanë ndodhur në rajonin e Drenasit, ku viktimat janë femra (të mitura), Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar; DESTAN QORRI (1986).Të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij ta njoftojnë policinë në numrin 192,″-shkruan në njoftimin e saj Policia.

(a.k.dosja.al)   

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni destan qorri policia e kosoves destan qorri policia e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 17 Janar 2020, 12:59

UGANDË- Një imam është pezulluar nga detyrat e tij fetare, dy javë pas martesës, pasi u zbulua se ai ishte martuar padashur me një burrë. Identiteti i vërt...