Politike

"Gjyshi rrotullohet në varr kur sheh nipin që voton..."/ Rama nga Lezha: Bufi i kënetës për vite te tëra ka qenë buf i Partisë së Punës

Gjatë fjalës së tij ai tha se Bufi i kënetës për vite te tëra ka qenë buf i Partisë së Punës. Ndër të tjera Rama theksoi se Kalaja nga brenda merret vetëm me gratë. 

18 Prill 2025, 17:03 Nga E. D

"Gjyshi rrotullohet në varr kur sheh nipin që voton..."/

LEZHË-Kryeministri Edi Rama takimit me gratë socialiste nuk la pa ironizuar Kryedemokratin Sali Berishën, të cilin e quan “buf të kënetës”. Gjatë fjalës së tij ai tha se Bufi i kënetës për vite te tëra ka qenë buf i Partisë së Punës. Ndër të tjera Rama theksoi se Kalaja nga brenda merret vetëm me gratë. Po ashtu nuk munguan as batuta nga Rama i cili tha se gjyshi rrotullohet në varr kur sheh nipin që voton për bufin e kënetës. 

"Bufi i kënetës, buf i Partisë së Punës, vite e vite të tëra. Ata e kanë kollaj që ta shohin në rregull për gjyshin. Po nuk e di që gjyshi i shkretë atje rrotullohet në varr kur shikon nipin që shkon voton për bufin e kënetës.

Ajo që duhet nga ju, na duhet që të flisni dhe mos i ndaheni gjithë rrethit familjar, kunatave sidomos se ato janë të rrezikshme. Mos iu ndani rrethit familjar, mos iu ndani shoqeve qe keni në punë dhe duhet të organizoni komplotin më të madh që i është burrave ndonjëherë. Se burrat socialiste e dinë vetë, puna është tju marrin kalanë nga brenda atyre të tjerëve. Kalaja nga brenda merret vetëm me gratë," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll