18 Prill 2025, 16:04
Nga E. D
Ejup Maqedonci
KOSOVË- Pas dështimit të dytë të seancës konstituive, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se i kanë numrat për formimin e institucioneve të Kosovës. Në një deklaratë Maqedonci e vlerëson qasjen e opozitës si goditje ndaj demokracisë. Sipas tij, fitorja e partisë Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk është dosido dhe siç thotë ai opozita po e sheh këtë rrezik, kështu duke penguar konstituimin e Kuvendit. Ndërsa lidhur me atë nëse LVV-ja ka arritur marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, Maqedonci thotë se një gjë e tillë do të bëhet e ditur nesër.
“Patjetër që numrat i kemi. Ne jemi të vetëdijshëm të gjithë që Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese dhe nuk është fituese dosido…Opozita duke e parë këtë rrezik për ta e pengoi që dy seanca radhazi konstituimin e Kuvendit që është një goditje ndaj demokracisë…Dje ka qenë shumë e qartë.
Është thirrur një takim konsultativ që s’ka pasur të bëjë me aspektin procedural, por me aspektin e konsultimeve para se të hyhet në seancë, me qëllim që të shmanget mundësia e ndonjë shkelje kushtetuese apo ligjore dhe ka qenë hezitimi i një pjese të opozitës që edhe të komunikojë.
Ne e promovojmë dialogun dhe konsultimet si mjet kryesor para se të marrim vendime politike të nivelit të përbashkët nacional. Besoj që kjo do të bëhet e ditur nesër, të shtunën kur edhe është planifikuar dhe seanca e radhës…Patjetër që ne nuk futemi në seancë pa pasur emër (kryeparlamentarit)”, tha Maqedoni për KosovaPress.
Tentimi i parë për konstituimin e Kuvendit ishte më 15 prill por PDK, LDK dhe AAK votuan kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve. Partitë që deri më tash ishin në opozitë insistojnë që anëtarët e qeverisë në detyrë të japin dorëheqje formale para se të betohen si deputetë.
Për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kjo nuk është e nevojshme meqë sipas tij, qeveria është në detyrë që prej marsit periudhës së certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Sipas Ligjit për Qeverinë, nëse një anëtar i ekzekutivit zgjidhet deputet i Kuvendit, i njëjti duhet të jap dorëheqje nga posti qeveritar para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
Sipas rregullores së Kuvendit, deputetët duhet të mblidhen çdo 48 orë. Të enjten më 17 prill, deputetët e zgjedhur dështuan për herë të dytë të konstituojnë organin legjislativ. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i LVV-së ftoi për konsultë partitë politike dhe më pas e ndërpreu seancën duke thënë se “nuk pati konsensus” se si të vazhdohet tutje.
PDK, LDK dhe AAK kritikuan Lëvizjen Vetëvendosje për dështimin e seancës, që sipas tyre po bëhet për “pazare politike”. Betimi i deputetëve do t’i hapte rrugë votimit të kryeparlamentarit dhe më pas qeverisë së re. Deri më tash, LVV-ja si parti fituese nuk e ka bërë të ditur emrin që do ta propozojë për kryetar të Kuvendit dhe as nëse i ka numrat për ta votuar atë.
ejup maqedonci
Politike
18 Prill 2025, 16:02
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar me medaljen “Nderi i Republikës së Kosovës" të mbijetuar...
Politike
18 Prill 2025, 15:46
N.F
Fotografimi i votes
TIRANË- Votimi i emigrantëve shqiptarë në për botë për zgjedhjet e 11 majit kanë nisur nd&...
Politike
18 Prill 2025, 15:52
E. D
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari Pergjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka zhvilloi një takim pune me aleatët në lidhje ...
Politike
18 Prill 2025, 15:31
E. D
edi rama
LEZHË- Kryeministri Edi Rama, gjatë takim me përfaqësues të bizneseve në Lezhë tregoi planet e ardhs...
Politike
18 Prill 2025, 15:20
E. D
Edi Rama
LEZHË- Kryeministri Edi Rama, gjatë takim me përfaqësues të bizneseve në Lezhë theksoi se turizmi po ...
Politike
18 Prill 2025, 14:57
r.ll
Foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka thënë se është thelbësore për Kosovën ta formojë sa më shpejt Qe...
Politike
18 Prill 2025, 14:35
M.B
Foto nga takimi
FUSHË- KRUJË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në një fasoneri në...
Politike
18 Prill 2025, 14:21
M.B
Qeveria e Kosovës
KOSOVA- Albin Kurti dhe kabineti qeveritar po pretendojnë se janë dorëhequr nga postet ekzekutive qysh më 23 mar...
Politike
18 Prill 2025, 14:07
M.B
Sali Berisha
FUSHË- KRUJË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në një fasoneri në Ka...
Politike
18 Prill 2025, 13:52
M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Ka dështuar këtë paradite seanca paraprake për dosjen e SASPAC, me të pandehur ish-drejtorin e kësaj ...