Politike

Noka takim me aleatët: Masivizmi i votës së emigrantëve përmes përqendrimit te rrjetet sociale me degët e partive aleate në diasporë

Noka nënvizoi frymën fituese që është krijuar nga zbritja në terren dhe parashtrimi i programit të Aleancës për Shqipërinë Madhështore nga kreu i PD dhe njëkohësisht Aleancës, Sali Berisha.

18 Prill 2025, 15:52 Nga E. D
Noka takim me aleatët: Masivizmi i votës së emigrantëve
Flamur Noka


TIRANË- Sekretari Pergjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka zhvilloi një takim pune me aleatët në lidhje me ecurinë e fushatës dhe bashkêrendimin e punës për të maksimalizuar fitoren. Noka nënvizoi frymën fituese që është krijuar nga zbritja në terren dhe parashtrimi i programit të Aleancës për Shqipërinë Madhështore nga kreu i PD dhe njëkohësisht Aleancës, Sali Berisha.

Qëllim i takimit ishte koordinimi i punës në terren dhe përcjellja e koordinuar e mesazhit politik dhe përqëndrimi në përdorimim e rrjeteve sociale me degët e partive aleate në diasporë, me qëllim masivizimin e votës nga shqiptarët jashtë atdheut, e së dyti në bashkërendimin e aktivitetit në median sociale, si domosdoshmëri e kohës në komunikimin me publikun.

flamur noka

Sondazh

Poll