Aktualitet

Djali i xhaxhait të Isa Sakjas dhe shoku i tij dhunojnë sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Kavajë

I dhunuari, 52-vjeç, është paraqitur në Polici ku edhe ka bërë kallëzim për dy të lartpërmendurit. 

18 Prill 2025, 16:35 Nga E. D
Djali i xhaxhait të Isa Sakjas dhe shoku i tij dhunojnë sekretarin e
Bashkia Kavajë

KAVAJË- Një përplasje ka ndodhur në Kavajë! Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Kavajës, i cili është identifikuar si Arti Çiçolli, është dhunuar nga dy persona të tjerë. Burime për "ZËRI-n" ka bërë me dije se vëllai i drejtoreshës së pronave në Bashkinë e Kavajës dhe nipi i ish-kryebashkiakut Isa Sakja kanë dhunuar sekretarin e Bashkisë. I dhunuari, 52-vjeç, është paraqitur në Polici ku edhe ka bërë kallëzim për dy të lartpërmendurit. 

Sipas 52-vjeçarit, djali i xhaxhaiti të Sakes dhe vëllai i drejtoreshës së pronave e kanë dhunuar me grushta dhe me shkelma në ambientet e një subjekti privat në Kavajë. Po ashtu, sipas tij, dhuna që kanë ushtruar ndaj tij ka ndodhur për shkak të detyrës. 

"E. S., 43 vjeç dhe T. S., 46 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi ka kallëzuar shtetasi A. Ç., 52 vjeç, punonjës i bashkisë Kavajë, se dje, në ambientet e një subjekti privat, këta dy shtetas e kanë goditur me grushte dhe me shkelma, për shkak të detyrës,"-njofton Policia lidhur me ngjarjen./ZËRI

isa sakja

Sondazh

Poll