Aktualitet

EMRI/ Po riparonte mjetin bujqësor, gjendet i pajetë nën rrotën e zetorit 56-vjeçari në Fier

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.

18 Prill 2025, 10:18 Nga r.ll
EMRI/ Po riparonte mjetin bujqësor, gjendet i pajetë nën
foto ilustruese

FIER- Një 60-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në fshatin Daullas. Viktima i identifikuar si Agron Sukulli është gjetur i pajetë nga fqinjët, poshtë rrotës së zetorit të tij.

Sipas raportimeve, 60-vjeçari dyshohet se ka qenë duke kryer punime për riparimin e mjetit bujqësor. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e ngjarjes. 

“Rreth orës 09:30, në fshatin Grecalli, shtetasin A. S., rreth 60 vjeç, dyshohet se duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit. Si pasojë ai ka humbur jetën.Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.

vdekje ne fier agron sukulli

Sondazh

Poll