Aktualitet

Atentati në Lezhë/ Autorët e dyshuar pritën sa doli tek dera e lokalit për ta qëlluar, Gjovalin Prendi mori plumba në kraharor

Dyshohet se autorët kanë qenë tre, të cilët me automjetin e tyre fouristradë, janë ndalur pranë biznesit të babait të Sidorel Prendit, të njohur më shumë si Roan Brahimi.

18 Prill 2025, 09:44 Nga r.ll
Atentati në Lezhë/ Autorët e dyshuar pritën sa doli tek dera
roan brahimi, gjovalin prendi

LEZHË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 65-vjeçarit, Gjovalin Prendi, mbrëmjen e djeshme në fshatin Pllanë të Lezhës. Dyshohet se autorët kanë qenë tre, të cilët me automjetin e tyre fouristradë, janë ndalur pranë biznesit të babait të Sidorel Prendit, të njohur më shumë si Roan Brahimi.

Dy prej tyre të maskuar kanë zbritur nga automjeti duke qëlluar me breshëri plumbash në afërsi drejt Prendit. Ata dyshohet se kanë qenë duke vëzhguar objektivin e tyre ku sapo e kanë parë tek dera e lokalit e kanë qëlluar ku plumbat e kanë prekur viktimën në pjesën e kraharorit. Bëhet gjithashtu me dije se në lokal ka patur dhe persona të tjerë prezent mes tyre dhe familjarë. Këta të fundit e kanë dërguar 65-vjeçarin menjëherë në spital por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Ky lokal është sulmuar edhe më parë dy herë me armë zjarri dhe eksploziv.

Roan Brahimi është ekzekutuar në një atentat në Athinë të Greqisë, më 9 maj të 2024, në sy të gruas dhe djalit të tyre të vogël. Asokohe e plagosur mbeti dhe bashkëshortja e tij. Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars 2024 në Larushk të Krujës.

Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës, terrorizuan klientët duke kërkuar pronarin.  I njohur dhe si armiku i Ervis Martinajt, Brahimi po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej kohësh.  Bashkë me Brilant Martinaj humbën jetën dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, të cilët u ekzekutuan.  Ngjarja kriminale ndodhi më 17 korrik në 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës. Një tjetër vrasje ku emri i Brahimit përflitej është antetati ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi.

vrasja e gjovalin prendit

Sondazh

Poll