Politike

"Lura do bëhet si Thethi", Rama: Pas hapjes së tunelit të Murrizit turistët kanë vërshuar në Dibër!

Rama theksoi se me përmirësimin e infrastrukturës në drejtim të Lurës, kjo zonë do të shndërrohet në një destinacion turistik të ngjashëm me Thethin.

17 Prill 2025, 20:26 Nga N.F
"Lura do bëhet si Thethi", Rama: Pas hapjes së tunelit
Rama

PESHKOPI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime ditën e sotme gjatë vizitës së tij në Peshkopi. Gjatë fjalës së tij Rama ka folur për transformimin infrastrukturor të zonës dhe potencialin turistik të Dibrës. Ai u shpreh se infrastruktura që të çonte në Dibër ishte aq e keqe sa një ditë para se të nisej e kapte dhimbje koke.

Rama theksoi se me përmirësimin e infrastrukturës në drejtim të Lurës, kjo zonë do të shndërrohet në një destinacion turistik të ngjashëm me Thethin. Sipas tij kjo zonë do të sjellë një vërshim turistësh në zonë.

"Më përpara, kur më thoshin që të ka ardhur radha për të ikur në Peshkopi, më dhembte koka një ditë para se kush e bën atë rrugë. Nuk mbaronte dhe kur të dilte shpirti, dilte Burreli. Pastaj vazhdoje dhe futeshe në Klos. Pastaj dilte qafa e Buallit, qafa e Bufit. Pastaj vinte Bulqiza, vinte Shupenza. Lura kur të shkojë rruga tamam, do bëhet Thethi i Dibrës. Që kur është hapur Murrizi, turistët kanë vërshuar në Dibër e do vërshojnë më shumë," tha ai.

rama

Sondazh

Poll